Edhe me reformën, Rama sillet si trafikant

Pasi është bllokuar në tentativën për ta shndërruar reformën në drejtësi në një hanxhar për hakmarrje politike, kryeministri po sillet si trafikant, duke u përpjekur të delegjitimojë çfarëdolloj konsensusi dhe të mos pranojë vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese. Duke drejtuar një operacion kundër shqyrtimit kushtetues të Ligjit të Vetting-ut, Edi Rama po synon të imponojë institucione personale, që do “drejtojnë” drejtësinë e nesërme

Asnjë reformë në drejtësi s’mund të jetë në favor të shqiptarëve, nëse ajo do t’i jepte Edi Ramës të drejtën të bëhet edhe kryehetues, edhe kryeprokuror, edhe kryegjykatës i Shqipërisë. Deformimi i qëllimshëm që po i bëhet ligjit të Vettingut dhe disa neneve të rëndësishme kushtetuese të miratuara me konsensus në 22 Korrik, tregon qartazi se Edvini kërkon një drejtësi që i qëndron përshtat atij vet dhe shpurës së tij. Opozita falë eksponentëve kryesorë të saj ka denoncuar këtë përpjekje të qëllimshme të qeverisë për ndërhyrje gjatë përkthimit, në disa nene tepër të rëndësishme. Pas publikimit në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, opozita zbuloi se në variantin përfundimtar për këtë ligj, por edhe tek Kushtetuta kishte ndryshime jo të vogla nga ai variant për të cilin është rëndë dakord midis palëve me votim konsensual. Gjithashtu ndryshime ka edhe në disa nene të votuara vetëm me votat e shumicës. Sipas opozitës është zbuluar se në përkthimin e EURALIUS nuk është ndryshuar vetëm përmbajtja e ligjit të Vetingut në variantin në anglisht, por edhe ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut.

I gjithë ky cikël bllokimesh është krijuar nga Rama, ndërsa ne çdo përpjekje shihet dëshira e tij e sëmurë për të pasur nën kontroll drejtësinë. Pasi është bllokuar në tentativën për ta shndërruar reformën në drejtësi në një hanxhar për hakmarrje politike, kryeministri po sillet si trafikant, duke u përpjekur të delegjitimojë çfarëdolloj konsensusi dhe të mos pranojë vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese. Duke drejtuar një operacion kundër shqyrtimit kushtetues të Ligjit të Vetting-ut, Edi Rama po synon të imponojë institucione personale, që do “drejtojnë” drejtësinë e nesërme. Edivin Rama kërkon një reformë për të betonizuar njëherë e mirë ndikimin e tij politik në sistemin e drejtësisë, ku e vetmja gjë që dëshiron është ruajtja e kokës së vet dhe kriminelëve alla shullazë.

Qysh në gjenezë, ai ka konceptuar një reformë në drejtësi të damkosur për të dështuar. Damka i është vënë jo vetëm në përmbajtje, porse edhe në propagandën që ka shoqëruar këtë reformë që sipas Ramës duhet të jenë një gijotinë dhe alkatraz për kundërshtarët e tij politikë. Është e vërtetë që drejtësia ka njerëz të korruptuar dhe influencë politike porse nuk mund të kalohet nga shiu në breshër, ku gjithë pushteti t’i cedohet Edi Ramës dhe sekserëve të tij. Jetëgjatësia politike e Ramës do vazhdojë edhe pak muaj, ndërsa reforma në drejtësi do shënohet si komploti i fundit i tij. / G55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top