SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Kolonës së PESTË kundër LDK-së me një shkrim special, iu paska bashkangjitur edhe Andi Bushati. Aspak e çuditshme! Mos t’i shkojë mendja dikujt se të gjithë ata gazetarë, analistë, kolumnistë të Shqipërisë, të majtë a të djathtë, që janë kundër Ramës, nuk do të bashkohen për rrëzimin e tij, sidomos për shaktërrimin e LDK-së si e vetmja parti e djathtë që çon peshë në Kosovë. Para disa ditëve dikush kishte shkruar se Ramës në Kosovë tash i ka mbetur vetëm LDK.
Hija e LDK-së po i vret të gjithë
Në lexim të parë, lënë përshtypjen që e sulmojnë Isa Mustafen, Agimin dhe Hotin, etj. Këtij të fundit edhe nipi i Hysni Kapos i drejtohet me Avdullah “K” që nuk dihet ku e ka mendjen te “Koti” a te vegla!? Edhe unë, ekskuluzivisht, në këtë shkrim do ta quaj Andi “B”!
Në fakt, lufta është duke u zhvilluar me intenzitet kundër LDK-së. Pretekst janë individët e cekur. Pse? Pa rrëzimin e LDK-së, Pararoja e OMLK-LPRK-LPK-LBD-LVV, nuk do të mund ta ngjallë në Kosovë kurrë Enver Xoxen. Pa ngjalljen e Xoxes, as burgu i të gjithë atyre enveristëve kosovarë, nëpër kazamatat Jugosllave, edhe pse patriotik nuk do të kishte kuptim. Edhe gurtë që i kanë hedhur mbi Rugoven nuk iu mjaftojnë, sepse e kanë denuar, pasi në Tiranë pati refuzuar të vë një tufë lule mbi varrin e Enver Xoxes. Prandaj, kur kishin pritur që së paku të bëj një gjest, Rugova kishte buzëqeshur lehtë dhe e kishte kthye shpinën në qetësi (1991). Edhe pas Rambouillet, nuk pranoi të zbriste nga aeropolani në Rinas !!! Athua pse ?
Po të isha në vend të Hotit, neser deri në dymbëshjetë të ditës, Andi “B” ta shpallja person non grata në Kosovë, qoftë edhe simbolikisht.
Koha për refklektim
Edhe pas të gjitha vuajtjeve të para luftës dhe dy viteve gjatë luftës, e njëzet vite pas çlirimit, siç e thash më lartë, lukunia s’po më befason, por çoroditja e disa anëtarëve të devotshëm të LDK-së, sidomos të mërgatës. Pa përjashtim, jam shumë i bindur që gabimisht po i bashkangjiten kolonës së PESTË, të prirë nga Vjosa, e cila është e kapur nga ustallarët e ideologjisë së majtë. Kuptoni që Isa, Agimi, Hoti janë preteksti.
Nuk ka njeri në botë që më bind, se lukunia e majtë enveriste, nuk do të ushtrojë të njejtin poshtrim mizor ndaj cilit do kryetar të ardhshëm të LDK-së, nëse nuk e pranon diktatin e tyre. Pra, shtrirjen për tokë dhe shkrirjen e LDK-së, vetëm për hesape ideologjike, e majta e Kosoves me të gjithë të pakënaqurit e Shqipërisë, kësaj radhe po e bënë edhe nëpërmes anëtarëve të vetë LDK-së.
Menjëherë pas luftës, por edhe gjatë saj, kur LDK ka qenë keq dhe pothuajse e rënë për tokë, nuk di sa ia kam dalur, por jam munduar edhe pa qenë anëtar, t’i ndihmojë duke rrezikuar jo pak. Ndërsa sharjet, ofendimet, këcenimet, shpifjet i kam duruar ngase kam qenë i bindur se po i sherbeja një kauze njerëzore.
Tani, LDK-së kazmën ia kanë vënë anëtarët e vet të prirë nga Vjosa. Kam humbur disa miq të jetës reale por edhe ndonjë të jetës virtuale. Nuk dua të humbas më asnjë.
Edhe « Lufta e Trojes » pretekst e ka pasur një grua. Prandaj është koha për reflektim.
Ky është MJERIM!