SULLTANI I RI ERDOGAN DHE NAIM TËRNAVA

Edhe katër vite në shërbim të Erdoganit dhe Dianetit turk

Në garën për postin e myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava doli sërish fitues. Kundërkandidati i myftiut Tërnava nuk arriti të sfidojë seriozisht pozicionet e forta të Dianetit turk dhe lidhjet personale të presidentit Rexhep Tajip Erdogan me myftiun e rizgjedhur. Kësisoj, ky institucion fetar, që gjatë periudhës 1990 – 1999 ka luajtur deri diku një rol pozitiv e koheziv, dalngadalë po rrëshqet në pellgun e tij natyror, pra, në prehërin e atyre që e krijuan, e udhëzuan dhe e mirëmbajtën gjatë tërë kohës së pushtimit shekullor, osman e serb. Duke e konsideruar si tejet brengosëse kapjen e këtij institucioni nga Dianeti i Turqisë, besimtarët e shumtë në Kosovë kanë filluar të largohen nga ky institucion dhe po kërkojnë alternativa tjera për nevojat e tyre shpirtërore.

 

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top