E vërteta – Xhafer Deva

SHKRUAR NGA SEJDI PEKA

Me 16 shtator të këtij viti mbushën 76 vjet nga dita kur në Prizren u formua “Lidhja e Dytë e Prizrenit” njeri nga kapitujt më të lavdishëm të historisë tonë kombëtare. Nga ana tjetër pazgjdhshmërisht ky eveniment i rëndësishëm është i lidhur me emrin e Xhafer Devës si themelues dhe Kryetar i këtijë formacioni të organizuar ushtarak dhe qeverisës, në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike kundër agresorit sllavo bolshevik që ishin të përkrahur nga trathtia e komunistëve të Tiranës me Enver Hoxhën. Është shpallur dita e 26 Janarit, si dita përkujtimore e viktimave të holokaustit në mbarë botën. Për neve shqiptarët kjo përkujtimore ka një rëndësi dyfish të veçantë. E para se ne jemi ndër ata popuj që në vendin tonë nuk është vrarë asnjë njeri me kombësi hebreje nga fashistët gjerman dhe për këtë kemi përse të jemi krenarë. Kemi humbur shumë kohë që të themi të vertetën historike se mbrojtja e hebrenjve i takon në rradhë të parë kontributit të Xhafer Devës, ish Ministër i Brendëshëm në qeveritë e Rexhep Mitrovicës dhe Mehdi Frashërit. Dhe e dyta me këtë rast neve përkujtojmë holokaustin e diktaturës komuniste që për 50 vjet ushtroj kundër popullit tonë; për marrjen e pushtetit deri në vitin 1944 dhe për mbajtjen e pushtetit pas këtij viti deri në rënjën e komunizmit.

Sa të marrë duken me këtë rast “historianë”të tillë që janë produkt i katedrës së shkollës famkeqe të Partisë Komuniste si Paskal Milo, Pëllumb Xhufi a ndonjë tjetër, që bëjnë përpjekje të shtrembërojnë historinë tonë kombëtare. Duke përkujtuar gjithnjë dhe vazhdimisht përvjetorin e të ashtuquajtërës “Masakër të 4 Shkurtit”. Me këto raste, pseudohistorian të katedrës famkeqe të “shkollës partisë Lenin”si Pëllumb Xhufi,Paskal Milo a ndonjë tjetër, gjejnë rastin të hedhin baltë kundër Xhafer Devës, duke e quajtur si “trathëtarë e koloroborocionist në shërbim të pushtuesit fashist”. Duke u sjellur në vëmendje këtyre fallsifikatorve të historisë, se është pikërisht ky Xhafer Deva, bashkpuntori më i ngushtë i anglo-amerikanve, që luftoj deri në vdekje për përmbysjën e regjimit komunist në Shqipëri. Në këtë kontekst, a mundet vallë që Anglo-Amerikanët të bashkpunonin me një “koloroborocionist” të fashistëve? Një paturpësi e tillë dhe përdhosje e këtijë kollosi të Kosovës martire duhet demaskuar. Por a ka patur një masakër të 4 Shkurtit apo një maskaradë të propogandës komuniste të asaj kohe, historia dhe faktet historike duhet të flasin në dritën e të vertetës.

Historia jonë, e një populli të vogël por “mjaft fatkeq” siç shkruan Abdyl Frashëri, është një histori e shkruar me gjak dhe me vuajtje, prandaj edhe meriton të shkruhet ashtu siç është. Para do kohësh, kur ish Kryeministri Berisha hodhi idenë se “historia e popullit tonë duhet të rishkruhet”, nga të gjitha anët në median e shkruar dhe të folur, një gjurulldi e madhe u bë, duke e kundërshtuar këtë ide me një ide tjetër që vinte nga katedrat e historisë së marksizëm-leninizmit se “historinë e kan shkruar fitimtarët”, me institutin e studimeve marksiste. Edhe argumentet historike të historianve Beqir Meta e Muharrem Dezhgiu, u sulmuan egërsisht dhe paturpësisht nga mediat e majta që dominojnë mjetet e informimit në Shqipëri. Por në asnjë mënyrë neve ish të përndjekurit politik nuk mundet të pranojmë që historinë tonë kombëtare t’a shkruajnë sipas idesë së tyre të marrë dhe meskinë, historianët e sëmurë me ideologji komuniste. Është e vertetë se populli shqiptar i strehoj dhe i mbrojti ata, ashtu siç duhet të pranojmë të vertetën historike se hebrejtë i mbrojtën edhe qeveritë e ashtuquajtura “kuislinge” sipas historiografisë komuniste, në rastin konkret qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe Mehdi Frashërit.

Ishte një marrëveshje e nënshkruar nga qeveria shqiptare e asaj kohe me përfaqësuesin e qeverisë gjermane për Europën juglindore Nojerbah, “se ushtria gjermane ishte kalimtare nëpër Shqipëri dhe nuk kishte asnjë të drejtë të ndërhynte në punët e brendshme të shtetit shqiptarë”.

Në zyrat dhe institucionet nuk kishte flamurë gjerman. Nuk kishte në Shqipëri të formuar Parti Naizste. Në këtë kohë ministër i brendshëm ka qenë po sipas historiografisë komuniste “kuislingu”Xhafer Deva.

Deva, ishte negociatori më kryesor i marrëveshjes që Shqipëria kishte një “status specifik” në krahasim me vëndet e tjera të Evropës, që ishin të pushtuar nga fashizmi. Në vitin 1949, menjëherë me formimin e Aleancës së Atlantikut të veriut NATO, “kuislingu” sipas komunistëve, do të ishte një bashkpunëtor i ngushtë i kësaj aleance. Deva me përkushtim dhe vendosmëri, si njeri i traditës dhe besës së vendit që e kishte lindur, i mbrojti hebrejtë me nderë dhe dinjitet nga çfarosja e gjermanve. Me këtë rast ky fakt i rëndësishëm nuk mundi asnjëherë me u përmendë si e vertetë historike. Kundër Xhafer Devës dhe të gjithë nacionalizmit shqiptar në përgjthësi, është hedhur kaq shumë baltë nga komunistët, sa që është mjaft e vështirë të përgatitet opinioni për të mësuar të vertetën e historisë tonë kombëtare sidomos në periudhën gjysmë shekullore të regjimit komunist.

Me emrin e Xhafer Devës është e lidhur e ashtuquajtura masakra e 4 Shkurtit 1944, që po sipas historiografisë komuniste “ishte një vepër mizore e Xhafer Devës”, si nata e Shën Bartomeleut. Po a është e vertetë masakra e 4 Shkurtit në Tiranë ashtu siç e kan shkruar komunistët? Kjo mbetet për t’u parë nga historianët në të arthmen dhe gjithsejcilit i duhet dhënë “haku”që i takon me faktet që duhen shikuar në dritën e diellit, pa emocione të natyrës komuniste. Por sipas fakteve historike rezulton se komunistët në luftë për marrjen e pushtetit dhe për të përligjur vrasjet dhe masakrat e tyre anë e kënd Shqipërisë, gënjeshtrën dhe propogandën i kishin parësore.

Në faqen e internetit është i publikuar një shkrim i autorit Erion Habilaj sipas rrëfimeve të historianit Kadri Dingu, një dëshmitarë “okularë” i kësaj ngjarje, botuar në gazetën “Tirana observer”, në pervjetorin e kësaj masakre. Që në fillim të rrëfimit,megjithëse historiani ka qenë pedagog i katedrës së historisë PKSh dhe Sekretar i komitetit partisë punës në Lushnjë, bëhet fare i pa besueshëm. “Atë natë dimri të ashpër”, e fillon rrëfimin e tijë Dingu, kur dihet se në Tiranë nuk mundet të ketë dimër të ashpër kur trëndafilet çelin gonxhe edhe në dimër; “duke tërhequr zvarrë nëpër rrugica e kanale u pushkatuan barbarisht 84 njerëz, u arrestuan dhe u internuan 500 të tjerë”. (Po aty, E.Habilaj sipas rrëfimit të K.Dingut) Po se kush ishin këta njerëz që u internuan dhe ku u internuan asgjë nuk është vertetuar. Dhe duke cituar tregimin e një nëne që ja kishin pushkatuar djalin atë natë të 4 Shkurtit 1944, autori shkruan se “Lidheni qenin bertisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi”. Është përsëri fare e pa besueshme që, prefekti i Tiranës në atë kohë, të shkonte shtëpi në shtëpi dhe rrugë në rrugë duke pushkatuar dhe tërhequr zvarrë njerëz. Por historiani Dingu nga 84 njerëz që, sipas tijë u pushkatuan atë natë, megjithse ka patur më shum se një gjysmë shekulli kohë në dispozicion, nuk ka mundur të grumbullojë më tepër se 30 emra edhe këta ka shumë mundësi të jenë vrarë në rrethana të tjera dhe jo me 4 Shkurt si pretendon propoganda komuniste.

Nga ana tjetër, një tjetër autor në gjurmët e së vertetës së masakrës së 4 Shkurtit, Astrit Jegeni, na jep në dosierin e dt.04.02.2002 në “Forumi shqiptar”, disa fakte që hedhin dritë mbi të vertetën. Duke cituar gazetën “Bashkimi” të dt.03.02.1945, që në atë kohë ishte organi më i besueshëm i komunistëve shqiptar, ishte shkruar një njoftim se “ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirve të 4 Shkurtit 1944, të njoftojë brenda ditës së sotme pranë Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit të Tiranës”. Siç shihet edhe një vit nga koha e kësaj ngjarje, komunistët megjithëse ishin ustallarë në fushën e propogandës, nuk kishin mundur të plotsonin emrat se kush ishte vrarë në “natën e Shën Bartolemeut”. Po sipas këtij autori përsëri gazeta “Bashkimi”, në deklaratën e Komitetit Qendror të PKSh me rastin e 4 Shkurtit, jepen vetëm emrat e katër personave të vrarë. Dhe ky është versioni më i besueshëm se natën e 4 Shkurtit mundet të jenë vrarë vetëm 4 njerëz me urdhër të Xhelal Staraveckës, ish komisarë i Brigadës së I-rë partizane dhe më vonë i dënuar në vitin 1947 në Romë për krime lufte në Shqipëri nga gjykatat italiane. Me dt.9 Shkurt, po kjo gazetë shkruan se Ali Visha po në këtë datë të një viti më parë “kishte vdekur nga torturat e xhelatve të popullit”. Ndërkohë historiani K.Dingu, Doktor i historisë, në listën që paraqet me të vrarët e 4 Shkurtit 1944 është edhe Ali Visha. Është fare e pa kuptim që i njejti person të jetë vrarë me 4 por edhe me 9 Shkurt. Duke e parë në këtë këndvështrim dhe shum fakte të tjera, në të njejtën kohë duke ndjerë mjaft keqardhje nëse me të vertetë ka patur të vrarë, një gjë është shum e vertetë, se 4 Shkurti ishte sajesë e propogandës komuniste për të diskredituar Xhafer Deven dhe në të njejtën kohë për të justifikuar vrasjet e masakrat e tyre kundër popullit, në të katër anët e vendit.

Kush është Xhafer Deva

Po kush është Xhafer Deva për të cilin shqiptarët jan të informuar vetëm me propagandën komuniste, si njeri kuisling në shërbim të fashizmit, injorant,katil dhe trathëtar i interesave kombëtare. Dhe për këtë njeri që për një kohë ka bërë emër në historinë tonë kombëtare, e verteta mbulohet me natë në mënyrë të qëllimshme.

Unë personalisht nuk e kam njohur Xhafer Deven. Por kam patur fatin të njoh dhe të bisedoj gjatë me Prof. Dr. Rexhep Krasniqin në vitin 1995 në Amerikë, ish n/kryetar i Asamblesë kushtetuese të Shqipërisë në vitin 1943, n/kryetar i Lidhjes së dytë të Prizrenit në vitet 1943-44, ministër i arsimit në qeverinë e Mehdi Frashërit, dhe Kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë në New York nga viti 1956-1992.

Edhe këtë fakt duhet të njohin shqiptarët, se Komiteti Shqipëria e lirë ka patur atributet e një qeverie provizore në mërgim, me përkrahjen morale dhe materiale të qeverisë amerikane. Qindra mijëra shqiptarë të ndjekur nga regjimi komunist dhe që strehoheshin në kampe, si në Itali, Jugosllavi, Francë, Austri etj. me ndërhyrjen personale të Krasniqit pranë qeverisë amerikane erdhën në Amerikë.

Komiteti Shqipëria e lirë, me këtë përkrahje ka punuar pa u lodhur në fushën diplomatike, politike dhe ushtarake për përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Dhe në këtë përpjekje, një vënd të rëndësishëm e zë Xhafer Deva. Tani, kollosi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, Rexhep Krasniqi nuk jeton më, por unë i jam shum mirënjohës z.Idriz Lamaj, për një kohë të gjatë gazetarë dhe spiker i “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe dhe z.Hysen Biberaj një luftëtarë i papërkulur për një Shqipëri etnike demokratike, që më mundësuan të njohë këtë personalitet, këtë shkencëtar të letrave shqipe. Gjatë një muaj të qendrimit në Neë York, nuk kishte pothuaj asnjë ditë që nuk bisedoja me Krasniqin.

Nuk është për t’u çuditur kur ish Kryeministri Berisha ju drejtua kohë më parë deputetëve të Parlamentit shqiptar duke i pyetur: “E njihni ju kush është Rexhep Krasniqi,” dhe pasoi heshtja në sallë. Përsëri përgjigjet pyetjes së tij Kryeministri “e shikon se nuk e njihni”. Rexhep Krasniqi ka qenë bashkpunëtori më i ngushtë i Xhafer Devës gjatë luftës së dytë botërore dhe më vonë në kuadrin e “Komitetit Shqipëria e lirë” dhe përgatitjën e ushtarëve të lirisë në “Kompaninë 4000” në Mynih të Gjermanisë Perëndimore, për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Deva ka qenë Kryetar i Lidhjes së dytë të Prizërenit në vitin 1943 dhe Krasniqi N/Kryetar i kësaj lidhje, që organizoj popullin e Kosovës në luftën e armatosur për jetë a për vdekje kundër instalimit të regjimit kriminal bolshevik serb në Kosovë.

Më vonë bashkpunimi i tyre do të vazhdonte në emigracion në kuadrin e Komitetit Shqipëria e lirë në Amerikë. Arkivi i këtij Komiteti, veprimtaria e të cilit përfshinë një kohë më se 35 vjeçare, hedh dritë edhe në veprimtarinë e Xhafer Devës. Rexhep Krasniqi në shkrimet dhe kujtimet e tijë tregon se Deva ka mohuar gjithnjë në mënyrë kategorike për ndonjë masakër që mundet të jetë bërë me urdhërin e tijë për sa kohë ai ka qenë Ministër i Brendëshëm në qeverinë e Rexhep Mitrovicës.

Xhafer Deva ka lindur në Mitrovicë në vitin 1904, nga një familje gjakovare qytetare që kishte zbritur në Gjakovë me origjinë nga Deva e krahinës së Hasit. Një njeri i shkolluar në Stamboll, me profesion inxhinjer, ishte një poliglot në njohjen e shum gjuhëve si anglisht, gjermanisht, turqisht, frëngjisht dhe italisht.

Gjith jetën e tij, Xhafer Deva e ka shkrirë në luftë dhe përpjekje të jashtzakonshme për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimi me Shqipërinë i të gjitha trojeve të mbetura jasht shtetit amë. Në fushën diplomatike dhe ushtarake, edhe në emigracion me përkrahjen e qeverisë amerikane, përpjekjet e tijë nuk kan pushuar asnjëher për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Më 09 prill 1950, Xhafer Deva i shkruan Rexhep Krasniqit, i cili në atë kohë ndodhej në Australi: “Shperthimi i një lufte në Ballkan dhe ma gjanë, nuk duhet të na gjejë të pa përgatitun. Na nuk mund të bajmë mrekulli, por me një bataljon, të cilin mund ta krijoj dhe udhëheqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty mund të thejmë një pikë sa me hy në Rrafsh të Dukagjinit dhe për të ngritur në këmbë mbarë Kosovën e trojet tona etnike” (Idriz Lamaj, Angazhimi i Xhafer Devës për përfshirjen e Kosovës në planin ushtarak të Washingtonit fq.2).

Dhe po aty, Lamaj shkruan se, “më 26 Qeshor 1950, pak para mesnate filloj hedhja e parashutistëve të Xhafer Devës në Shqipëri. Ata ishin të gjithë kosovarë dhe të veshur me uniformë ushtarake amerikane. Ata ishin përgatitur në një kamp ushtarak amerikan duke patur Devën ditë për ditë në fushën e stërvitjes”.

Në këtë kohë komunistët në Beograd dhe në Tiranë u alarmuan se ata e njihnin mjaft mirë se kush ishte Deva. Gazeta “Zëri i Popullit” në Tiranë dhe “Veçernje Novosti” në Beograd shkruanin artikuj të gjatë se “Xhafer Deva ishte në lëvizje”.

Qeveria e Rexhep Mitrovicës, në të cilen ministër i brendëshëm ishte Deva, akuzohet nga historiografia komuniste si qeveri kuislinge. Duhet shkuar më tej strategjisë së kësaj qeverie e cila kishte për qëllim të shfrytëzonte konjukturat politike të kohës për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. “Asnjëherë në këtë kohë në Shqipni nuk ka ekzistu një parti naziste, as nuk ka patur formacione të organizuara të rinisë shqiptare. Në asnjë godinë shtetërore ose qendër publike, përveç flamurit kombëtar, nuk është ngritun flamur i huej”. (Rexhep Krasniqi, “Xhafer Deva, jeta dhe veprimtaria”, fq.73)

Ago Agaj, “i quajturi krenaria e Vlorës”, bashkluftëtar i Devës në luftë për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër komunizmit, prefekt i Mitrovocës, ministër i ekonomisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, në kujtimet e tijë në shkrimin “Si e njofta Xhafer Devën” shkruan se, “Shkruaj si njeri në moshë të kaluar por edhe si njeri para Zotit. Zoti dhe kombi nuk duhet të gënjehen. Xhafer Deva kishte këto vetijet e kosovarit dhe hidheshe në luftë pa i vënë gurë ballit si asnjë tjetër për të mbrojtur popullin e tijë. Ishte burri, shqiptari më i shkëlqyer i gjeneracionit të tijë”. (Po aty,fq.1 dhe 116).

Është me të vertetë për të ardhur shum keq kur të gjith ata që gjith jetën e tyre luftuan për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër instalimit të murtajës komuniste në Kosovë dhe në Shqipëri të mos vlerësohen por përkundrazi të injorohen. Kjo tregon se shoqëria jonë dhe politika në Shqipëri është tejet e infektuar nga reminishencat e regjimit komunist. Nga ky batak që kemi rënë sa më parë duhet të ngrihemi që të rendim në rrugën e vështirë të demokracisë dhe të bashkohemi me kombet e tjera të qytetëruara. Trathëtia kombëtare nuk ka qenë kurrë dhe asnjëher në anën e nacionalistëve. Nacionalistët ishin të vendosur në idenë e tyre, të një Shqipërie etnike demokratike të bashkuar me të gjitha trojet e sajë, të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë nga konferenca e Londrës e vitit 1913. Shqipëria dhe çështja kombëtare u trathëtuan nga Enver Hoxha dhe komunistët që shërbyen në veprën e tyre kriminale kundër popullit shqiptar. “Këtu provohet se qendrimi kundrejt Kosovës është trathëtia më e madhe e Enver Hoxhës që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës.” (Shih Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë,” pjesa e dytë, fq.278/79, Londër 1966).

Duhet hedhur poshtë me neveri ideja e historianëve komunistë që ulurijnë nëpër TV të kapura nga Edi Rama se nacionalistët shqiptarë me Mit’hat Frashërin, Xhafer Devën, Abaz Kupin etj. e kan humbur luftën. Është një gënjeshtër monstruoze. Duke u larguar nga Shqipëria pas marrjes së pushtetit nga komunistët, Mitat Frashëri do të deklaronte:

”Ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën por për të vazhduar luftën për përmbysjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri”.

Ata kishin humbur një betejë por nuk kishin humbur luftën. Dhe me të vertetë, pas shumë përpjekjesh, gjakut të derdhur për lirinë e Shqipërisë, komunizmi u përmbys dhe ka fituar ideja e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarë, ideja e Mit’hat Frashërit për një Shqipëri të lirë, demokratike të bashkuar me Evropën dhe kundër murtajës bolshevike.

Lidhja e dytë e Prizrenit e udhëhequr nga Deva dhe intelektualët të tjerë më të spikatur të Kosovës, do të mbetet në kapitujt më të shkëlqyer të historisë tonë kombëtare. Në këtë kohë populli i Kosovës që po luftonte për jetë a për vdekje kundër brigadave serbo-malazeze, në mbrojtje të kufijve etnik, në vjeshtën e vitit 1944, u sulmuan pabesisht edhe nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës. Forcat ushtarake të Lidhjes së dytë të Prizrenit tani më kishin mbetur ndërmjet Shillës dhe Karibdës. Edhe Shaban Polluzha me trimat e Drenicës legjendare kishin mbetur të rrethuar, nga brigadat serbo-malazeze të Titos dhe në anën tjetër nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës. Egërsia komuniste nuk kishte të ndalur. Më tepër se 44 fshatra u bënë shkrumb e hi. “Numri i të vrarve dhe i viktimave të pafajshme që u pushkatuan nga komunistët në Kosovë dhe vise të tjera në Maqedoni e Mal të Zi, arrinë në 47.000 deri në 50.000 shqiptarë. Më se ¾ e burrave, ajka e trimave dhe patriotëve të vertetë ranë në sheshin e luftës,” shkruan Tahir Zajmi, Sekretar i Komitetit Qendror të Lidhjes së dytë të Prizrenit, në veprën e tijë “Lidhja e dytë e Prizrenit” Bruksel,1966.

Drejtuesit e Lidhjes,ata që kishin mbetur gjallë, bashkluftëtarët e Xhafer Devës, oficerët dhe luftëtarët që kishin luftuar trimërisht në formacionet e kësaj lidhje, u dorzuan në brigadat partizane shqiptare “si shqiptari në besë të shqiptarit”, por që ata menjëher u dorzoheshin forcave jugosllave që i prisnin me thikë në dorë duke i ekzekutuar menjëher. Në listën e gjatë me qindra mijëra dëshmorësh po përmendim vetëm disa prej tyre: Musa Shehi, Kryetari i Kuvendit të Lidhjes së dytë të Prizrenit, Prof.Kol Marxhini, N/kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes, Aqif Bluta N/kryetar i Lidhjes, djemt e Isa Boletinit, Asllan Boletini, Mujo Boletini, Pajazit Boletini, nipat e Isa Boletinit, Kapllan Boletini, Skënder Boletini, Bedri Peja, Sekretar i Lidhjes, Uk Sadik Berisha dhe Shaban Berisha dy djemt e Sadik Ram Berishës, udhëheqës i kryengritjes së Rrafshit të Dukagjini,Skender Curri, Esat Berisha, Mulla Idriz Gilani etj.

“Një vend nderi të posaçëm lypset dedikue batalionit “Hasan Prishtina të përbame prej të rijve në një moshë fare të njomë,që u shkri në tansi prej 300 vetësh në grykat e Podujevës në mbrojtje të një pike strategjike, kundër ushtrisë bullgare e udhëhequr prej komisarve komunist. Këtë betejë të përgjakshme poeti shqiptar e ka quejt “Termopilet e Kosovës”. Brigadat partizane shqiptare u dorëzuan forcave komuniste jugosllave që po pushtonin Kosovën edhe shumicën e oficerve të Lidhjes si: Kol.Fuat Dibra, komandant i forcave ushtarake të lidhjes dhe shtabin e tijë, Kol.Asllan Vela, N/kol.Sidki Shkupi, Kap. Hajdar Planeja, Kap.Rasim Dajçi, Kap.Gjon Destanishta, Major N.Hoxha, Kap. Mark Thani, Toger Nush Dobruna, N/toger Qazim Gostivari, asp.Reshit Kaçaniku etj. Të gjith këta oficerë jan dorëzue në komandën e brigadës partizane në Prizren, e cila menjëher i ka dorëzue në autoritetet komuniste jugosllave që i kan ekzekutue pa vonesë.” (Kosova në vjetët 1941-1945 dhe Xhafer Deva. R. Krasniqi, fq.67/68).

Masakrat vazhduan edhe pas vendosjes së regjimit komunist serb në Kosovë. Në pranverën e vitit 1945, 8000 luftëtarë të Lidhjes së dytë të Prizrenit dhe patriot të tjerë, lulja e djalërisë kosovare, u grumbulluan në Prizren dhe në internarin Kukës, Pukë, Shkodër, në marrveshje me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës u dërguan në Tivar dhe u ekzekutuan.

Xhafer Deva dhe emri i tij, nuk mund të mbulohet me natë dhe të mbetet peng i historianve të Institutit të studimeve marksiste leninste. Personalisht unë ndjehem shumë krenarë se Babaj im Iljaz Peka ka qenë bashkluftëtari dhe miku më i ngushtë i Xhafer Devës, si dy bij të trevës së Krahinës së Hasit, në “Lidhjen e dytë të Prizrenit” në luftë për kundërshtimin e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri dhe Kosovë por edhe më vonë në kuadrin e Komitetit Shqipëria e lirë në Amerikë.

“Xhafer Deva vinte nga Polo Alto e Kalifornisë ku banonte, për t’u takuar në New York me Iljaz Pekën që e kishte mikun e tijë më të mirë,” tregonte Rexhep Krasniqi. Emigracioni politik antikomunist në Evropë dhe Amerikë, kanë bërë përpjekjet e duhura pranë qeverisë së Kosovës, dhe së shpejti eshtrat e Xhafer Devës, nga Amerika, do të pushojnë në Mitrovicën e tijë legjendare të Isa Boletinit, në tokën shqiptare, për të cilën gjithë jetën luftoj me nderë e dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.