E verteta e “Masakres se 4 Shkurtit” 1944 ne Tirane

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Hakmarrja e Xhafer Deves dhe vrasjet kriminalo-djallezore te komunisteve …

Mengjesin e pasditen e 3 shkurtit guerrilet komuniste organizuan disa atentate kunder makinave e figurave te larta shteterore te qeverise Mbreterore te drejtuar ne ate kohe prej z.Rexhep Mitrovica, qeveri kjo e akuzuar prej komunisteve si tradhetare e kuislinge pasi bashkepunonte e kish perkujdesjen e mbrojtjen e gjermaneve ne Shqiperi, e qe na fakt po perjetonte muajt e ditet e fundit te saj.

Keshtu pasi guerilasit komuniste vrane me pare Idhomeno Kosturin, me 3 shkurt i bene atentat Ministrit te Brendeshem Xhafer Deva i cili mbeti i plagosur nderkohe qe mbeti i vrare ne kete atentat djali i dajes se tij, 34 vjeçari Fahri Ibrahimi.

Ne atentatin tjeter ndaj nacionalistit – patriot Kadri Cakrani mbeti i vrare shoqeruesi i tij.

Kaq u desh dhe kunderaksioni i qeverise Mbreterore nuk vonoi

Me ne krye vete Xhafer Deven e Kadri Cakranin te cilet u kishin shpetuar per fije atentateve komuniste, ne nje operacion te drejtuar nga Bajazit Boletini komandant i Rregjimentit Kosova, ne mesnaten e 4 shkurtit deri ne te gdhire te 5 shkurtit u vrane disa persona te listuar nga qeveria si mbeshtetes te komunisteve, strehues, propagandues e aktiviste te tyre te cilet i kishin kthyer shtepite e tyre ne baza ilegale komuniste.

Burime zyrtare te kohes, deshmitare okulare, gazeta Bashkimi e nje dite me pas “Radio Tirana” qe ishte me aktivja e asaj kohe ne informacionin e perditshem por edhe nje material sekret britanik i klasifikuar e i njohur si Dosja HS 5/96 teksa e denojne dhe e quajne si teper te egzagjeruar hakmarrjen e qeverise e te ministrit te saj te brendshem Xhafer Deva, saktesojne se numri i te vrareve ishte midis 11-14 personave e jo ashtu siç propaganduan permes trakteve te tyre komunistet shqiptaro – serbe Nako Spiro, Miladin Popoviçi e Gogo Nushi te cilet lajmeronin popullin shqiptar e veçmas ate te Tiranes se me 4 shkurt qeveria e Xhafer Deva kishin vrare e masakruar 84 qytetare te pafajshem te kryeqytetit.

Si perbindesha te njohur gjate gjithe egzistences se tyre per ate se, te vrasin naten e te qajne diten dhe se historikisht kane qene mjeshtera te pabesise e te djallezise per te ta lene kopilin tek dera, natyrisht qe komunistet nuk mund te vepronin ndryshe ndaj edhe ç’ nuk bene per ta shfrytezuar kete rast ne favor te propagandes se tyre.

Saktesisht per ngjarjen e numrin e 14 te vrareve flet ne deshmine e tij edhe i derguari fuqiplote i Hitlerit ne Tirane z.Herman Nojenbaher.

Por si qendron e verteta e masakres se 4 shkurtit

P0, qeveria mbreterore u hakmorr ndaj guerileve komuniste qe vune dore e shkrepen arme ndaj figurave te larta shteteroro-qeveritare te saj, dhe burime zyrtare te saj pohojne per 14 te vrare e te pushkatuar prej saj ne mesnaten e 4 shkurtit e ne te gdhire te 5 shkurtit, ku 9 persona u identifikuan, dy mbeten te pa identifikuar, dy te tjere ishin shtetas italiane, nje tjeter [Ali Ferra ] eshte vrare ne rethana krejtesisht te pa qarta…

Po nga mbiu e nga doli shifra e numri i 80-84 te vrareve te kesaj masakre?

Pikerisht ketu qendron poshtersia, pabesia, hileja e djallezia e komunisteve.

Nese qeveria u hakmorr per atentatet ndaj saj e kerkoi ti frikesonte perkrahesit e komunizmit, atentatoret e guerrilasit, te njejten gje por me sens te kundert e krejtesisht kriminalo-djallezor bene edhe vete komunistet, te cilet po ate nate makabre per qytetin e qytetaret e Tiranes vrane pa besisht nje numer jo te vogel mbeshtetesish te qeverise e perkrahes te saj dhe persona te njohur haptazi si patriote, nacionaliste e antikomuniste.

Dhe per kete veper te tyre kanibale – djallezore, kriminale e tinzare, komunistet fajesuan pikerisht qeverine e veçmas Ministrin e saj te brendshem Xhafer Deva, duke ja mveshur te gjitha vrasjet atij e qeverise mbreterore.

Kete propagande te 84 te vrareve ne masakren e 4 shkurtit te 1944 prej Xhafer Deves, komunistet e bene dhunshem prej dekadash te tera e jo vetem kur ishin ne fuqi e ne pushtet por vazhdojne ta bejne edhe sot ne ditet tona e jo rastesisht e jo krejt pa qellim.

Kjo eshte e verteta e Masakres se 4 shkurtit, te cilen populli shqiptar duhet ta mesoje e ta dije saktesisht e ne variantin e historise se vertete e jo te propagandes komuniste.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top