Motërzim sipas një vjershte të I.Kadaresë me të njëjtin titull
Mërgimtarëve që po plaqkiten nga të fuqishmit e shtetit të pafuqishëm, hajnat e Kosovës.
Kushtuar të gjithë mërgimtarëve ….
Desha dhe dua të uroj gjithë të mirat
Juve të dashurve, Juve të mirëve, miqëve mërgimtarë
Kudo që jeni, në Evropë, Amerikë e Australi
Që aq shumë dhatë për ”Luftën” e ”Lirinë” e Kosovës
E aq shumë vdiqët, u vratë e u vodhët
nga ”udhëheqësit” tanë, atherë e tash
Mërgimtarë
A do të jemi ndonjëherë të lirë?
Të shkojmë në atdhe me duar në gjepa
Sikur kur ishim të vegjël e shkonim te dajtë ?
Pa u plaqkit në ”dogana”, nga pushteti e ”shteti” i hajnave e hashimave?
Sebep për këtë vargje u bë një shkrim që e pash në të përditshmëm Bota Sot, me titull
“Për tri ditë e tri net Serbia “plaçkiti” mbi 1 milionë euro
nga mërgimtarët shqiptarë?!”, dat. 27 dhjetor 2016
Lerxojmë “Në prag të festave të fundvitit në tri-katër pika kufitare tek ne Btrvoci (Hunagari-Serbi) apo në Horgosh (Hungari-Serbi) apo tek Dheu i Bardhë, Mucibabë dhe Dobrosin në kufijtë e Serbisë me Kosovën për tri ditë rresht u krijuan kolona të gjata të veturave për shkak të ardhjes së madhe të mërgimtarëve ne vendlindje, ku mërgimtare “ti pane të zinj e ullirit”.
Kolonat kanë qenë deri në 20 km, kurse mërgimtarët kanë treguar se kanë pritë deri 35 orë. Këto pritje dhe kolona të gjata janë shkaktuar nga policia serbe, që pos maltretimeve kishte edhe “bakshishe”, korrupsion e plaçkitje. Kulminacioni i pritjeve dhe maltretimeve rrugore në Serbi, kishte marrë jetën e një të riu nga Kosova. Në mes të kufirit Hungari-Serbi, djaloshi 26 vjeçar nga Prishtina me nënshtetësi gjermane u bë viktimë. Ai kishte pritur që nga Hungaria të hyjë në kufirin e shtetit serb për të arritur në Republikën e Kosovës në të cilin ishin krijuar kolona të gjata të mërgimarëve me prejardhje nga Kosova.”
Po Kosova, sa po na plaqkit nëpër dogana dhe kush po i merr ato para?
”Dora e shmajtë, në gjepin e djathtë”!
PSE?
Ne Mërgimtarët, Diaspora që dhamë më së shumti para, me miliona, mund, djersë, ushtarë e gjak, vaj e lot për gjepin e këtyre hajnave, nga këta që janë ulur, SOT në karriget, kolltuqet në të gjithë hallkat e pushtetit, HAJNAT.
U mashtruam.
Edhe vonesat, nëpër doganat, më së shumti e më së shpeshti krijohën në teritorin e Kosovës, duke na plaqkitur Gani Thaqi, vëllai i Hashimit, Rrahim Pacolli e hajnat e tjerë të kompanive të dhjetëra sigurimeve që vjedhin mërgimtarët me ndihmën e policisë së Kosovës, në të gjitha hyerjet e Kosovës, JO në Veri dhe JO serbët.
Dëshiroj që bashkë me dëshirat e Mërgimtarëve për vitin 2017, të na hiqet zullumi e të plaqkitemi më pakëz, nga qeveritarët e ardhshëm, pashallarët e kuq, komandantët kriminelë!
Dashtë Zoti, këta pushtetarë pushtues të largohen jo vetëm nga pushteti por edhe nga Kosova e të mos k`thehen më KURRË !
Mërgimtarë, Gëzuar 2017-ta !
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 31 Dhjetor 2016