E preka Murin, Murin e Berlinit,
Ate mur ku dikur ndaheshin dy bote…
Nje bote plot dhimbje e renkime,
Dhe bota tjeter nje Epoke!
E preka murin dhe dicka ndjeva,
Ndjeva dhimbje per Atdheun tim,
Kane kaluar vite, vite po kalojne
Dhe ai ende nuk ka sherim…
E preka murin, dy pika lot me rane…
Ne trup mornica me kaluan,
Si ne film me kaloi jeta ne Atdhe,
Aty ku dhe fryme te merrje ishte e ndaluar!
E preka murin, ate mur simbol ,
Mendova mbase ai cope mur i shkrete,
Merr gjithe vazhden e vuajtjeve te Atdheut,
E nje dite te bardhe te shohe Shqipëria ime,
dikur e Bukura e Dheut!
E preka murin, ato pjese simbol aty
Dhe te ai mur i shkaterruar.
Kuptova shkaterrimin e sistemit diktature.
Qe veç disa shenja ishin ne Gjermanine e bashkuar.
E preka murin, tronditje une ndjeva,
Ndjeva se dicka po renkonte aty…
Nje popull i ndare, si Kombi yne.
Kur do te behet bashke kjo Shqipëri?!
Berlin, Nentor 2016