E pabesueshme, i quajti shqiptarët kolonist dhe kriminel?

Sekretarja e Punëve të Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar, z. Suella Braverman, me akuzat e saj kundër shqiptarëve i ka bërë një shërbim të shkëlqyer debatit rreth realitetit të kolonistëve në kontinentin europian, e veçanërisht realitetit të kolonistëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Si shqiptarë, si europian autokton dhe si njohës të historisë tonë dhe lidhjeve tona historike me popujt e ishullit britanik, ne shprehim keqardhje të thellë për faktin që Mbretërisë së Bashkuar i ka rënë kjo barrë e rëndë mbi supe, siç është ballafaqimi me një skandal të tillë çfarë e shkaktoi zonja Braverman.

Shqiptarët, për ta thënë hapur dhe pa dorëza, nuk presin diçka tjetër nga kolonistët e panumërt të kontinentit tonë.

Ne e dijmë saktë se pse jemi shënjestër dhe pse sulmohemi pa mëshirë.
Ne e kemi shumë të qartë dhe e njohim shumë mirë arsyen që i detyron kolonistët të konfrontohen me ne.

Ju lutem, na e jepni një shembull të vetëm në kontinentin tonë, përmes të cilit dëshmohet se kolonistët nga kontinentet tjera kanë arritur të integrohen në shoqëritë europiane?

Shqiptarët janë europian zonja Braverman, dhe madje, ashtu siç na mëson historia, identik në racë, gen e gjak me popullin e Ishullit Britanik, nëse prej këtij ishulli i përjashtojmë kolonistët e kontinenteve tjera.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top