Shkruan: Adriatik Riza Dosti
Sot, 31 vjet pas ditëss së vdekjes së Diktatorit dhe 21 ditë pas perfundimeve me sukses të Kongresit të Lavdishëm të socialistëve, Partia e Edushit zhvilloi Referendumin për sanksionimin ose përjetësimin e tij në krye te saj, sa të jetë gjallë e sa të ketë frymën e fundit.
Populli ynë i urtë, trim, punëtor, liridashës, patriot e i sakrificave të pa shembullta që i ka kërkuar Partia, mori pjesë gjerësisht e masivisht në Referendum, dhe u bë edhe më i urtë e liridashës se ç’ ishte. Bëhet fjalë për një pjesmarrje që i kalon shifrat e 90 perqindëshit!!! E po, se mos kanë ndonjë punë për të bërë njerëzit? Të lirë janë gjithë ditën e ditës, të paktën shtynë një copë kohë andej nga Referendumi, ashtu kot, si për gallatë…
Sa per rezultatin e tij, edhe Enveri po të ishte gjallë do ishte bërë xhind nga xhelozia! Flitet se 97 përqind kanë votuar PRO cimentimit të autorit të tekstit e të organizimit të këtij referendumi. Me këtë pjesmarrje e me këtë rezultat populli ju dha një grusht të fortë dërmues armiqve te brendshëm e të jashtëm te Partisë si Koçi Xoxe, Sejfulla Malëshova, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, dhe sigurisht edhe Ben Blushit, Mimoza Hafizit, Maqo Lakrorit, Arta Dades etj. etj…
Ngushëllime shoqja Nexhmije, nuk ke pse mërzitesh fare, Partinë na e la të fortë, e të paster,- do ti thoshte Shefqet Peçi të vesë së Diktatorit tek e ngushëllonte për vdekjen e tij si sot 31 vjet më parë! Dhe të fortë e paska lënë vërtet kodoshi.
Kongresin e bëmë dhe fituam! Referendumin e kryem dhe e sanksionuam! Amerikës ja dhamë ultimatumin për atë të çmendurin e tyre, Trumpin… O me ne o me ate! Le te zgjedhin e të marrin. Popullin tonë e bëmë edhe më punëtor e liridashës se ç’ ishte. S’ ka kala që nuk marrin komunistet, e s’ ka qytet ku të garojne e të mos fitojnë ata…
E ku eshte problemi ketu?- do te thote menjëherë sot në ndonjë nga ekranet e TV-të e tija Gjatoshi!?-mes delirit e madhështisë të një peme të gjatë por pa gjethe e pa kokrra.
Dekriminalizimin, Reformën ne Drejtësi dhe paratë e Panamase t’i shihni në ëndërr ose hipni këtu e shihni Stambollin!- do ti përgjigjej nga pertej varrit, kumbari i te jatit te tij, Enveri i 7 kongreseve!
Kristaqin ka kohë që se zë gjumi edhe në atë botë, pasi nuk po i del që nuk po i del dot kallupi njësoj me origjinalin, për boçetin e bustit të të birit! Thonë që Allçia është e cilësisë së dobët, ndersa bronzi është nga ai i armatimeve të shitura për skrap në Mal te Zi…
Dollinë e parë për Partinë, dhe të dytën për Edushin!
Një të tretë për Ver Llapen, e të fundit për Qamushin…[ personazh tepër komik te 21 dhjetorit]…
Kështu do të këndojnë njerëzia nga sot e mbrapa, e sidomos ata të 1 milion votave e të 2 milion shuplakave, banues me shumicë në Metropolin e shqiptarëve, Tiranë!
Jo pa drita e pa ujë, por në Shpella e në Sahara të të çojne ty o popull dhe pak e ke…
Jo pa bukë e pa punë të të lënë ty o popull, por në grevë urie të fusin e tek Tolloni të të kthejnë, e ne origjinë pas, tek Majmuni të të çojnë, dhe serisht pak e ke!
Jo në varfëri e mjerim të të lënë ty o popull, por edhe në Afganistan e në Somali të të çojne, dhe prapë pak e ke!
I meriton të gjitha, ndaj i gëzofsh ata që ke në krye, që zgjedh e voton por edhe që i sanksionon me Referendume.