E dua Platonin, por më shumë dua të Vërtetën – Aristoteli

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Nuk e njoh personalisht asnjë prokuror të Kosovës përveç Ymer Bekës të cilin e kam pasur shok klase në gjimnaz në Prishtinë dhe ndonjëherë shok banke. Por, as me Ymerin, sigurisht, nuk jemi takuar as dëgjuar plot 30 vite.

Me këtë du të them se s’kam asnjë interes t’ia mbaj anën Prokurorisë së Prizrenit apo prokurorit apo hetuesëve të rastit të Astrit Deharit. Por, nëse i nderuari Avni Dehari vërtetë deshiron ta vërtetojë datën kur e ka pranuar Prokuroria e Prizrenit Raportin e mjekëve të Lozanës, ashtu siç iu ka besuar këtyre mjekëve, i drejtohet Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë me kërkesën që t’i konfirmohet kur ka mbërri raporti në fjalë në Prishtinë dhe në cilën datë i është dorëzuar Prokurorisë.

Në shkrimin që e ka botuar gazeta « Bota sot » të datës 31.10.2019 ( Bardhyl Mahmuti – Bota Sot ) për mua është një spekulim i radhës së autorit, sepse nuk do të thotë domosdoshmërisht, se data që figuron në Raport, është edhe data e dërgimit të tij apo data e arritjes në Prishtinë. Ajo datë është data e fillimit të shkrimit (redaktimit) të këtij Raporti. Në Zvicër, letra zyrtare e ka adresen e dërguesit në anën e majtë në fillim të letrës e adresen e marrësit në anën e djathtë të shkresës. Nën adresën e marrësit shkruhet data dhe vendi (foto 1 & 2).

Ndërsa një raport mjekësor fillon me adresën e mjekut apo spitalit dhe shkruhet në anën e majtë të shkresës por nuk ka emër të pranuesit. Data figuron në anën e djathtë (si raporti në fjalë ose foto 3) që në këtë rast është perkthyer gabimisht, por në fund të raportit 45 faqësht figurojnë tri data të ndryshme, sipas nënshkrimit të mjekëve dhe korespondojnë 100% me datat e përktthimit.

Nuk dua të spekuloj se kur e ka pranuar Raportin e parë (45 faqe) Prokuroria e Prizrenit as kur e ka pranuar të dytin (14 faqe) por për një gjë jam i sigurt që përkthimi i datës (muajit) gabimisht, nuk është bërë me qëllim. Jam gjithashtu i sigurtë, duke u bazuar në leximin frengjisht të raportit në fjalë dhe duke iu referuar fjalisë së fundit të konkluzioneve, pa u realizuar edhe një ekpertizë me të gjitha elementet e nevojshme, nuk ka mjek që e ka dhënë betimin e Hipokratit dhe i qendron besnik që do ta nënshkruaj VETËVRASJEN APO VRASJEN E ASTRIT DEHARIT.

NB : Që ky Raport të bëhet më i rëndësishëm (përkthimi), ka mbetur vetëm të shkruhet edhe një komunikatë nga SHP i UÇK-së dhe të lexohet nga Radio Kosova e Lirë, me një simbolikë dhe kërkesë të veçantë që njerëzit kudo që ndodhen, nëse janë ulur në kafene, restaurant, xhami, kishë të ngitën në këmbë dhe të gjithë ata që janë duke ecur të ndalen derisa të mbarojë leximi i komunikatës.

Lexo raportin në këtë lidhje:
Raporti për Astrit Deharin

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top