Dy fjalë në përkujtim të Musine Kokalarit

Shkruar nga Maks Rakipaj

Pa dyshim është figura më e ndritur, më poetike, më burrërore, sado femër e bukur dhe e brishtë, e qëndresës antikomuniste në Shqipërinë e pas nëntorit të zi të vitit ’44. E lanë në harresë deri më 1991 poeten edhe disidenten e parë grua në të gjithë lindjen komuniste. Por duhet sqaruar paksa kjo harresa. Nuk është se e “harruan” d.mth. e lanë në punën e saj, të fitonte jetesën si të mundte. E burgosën, si gjithë opozitën e vitit ’46. Dihet qëndrimi i saj në atë gjyq, fjalët e saj lapidare. Sepse nuk qe dokushdo Musine Kokalari.

Musine KokalariQe nga një familje fisnike gjinokastrite, jo nga një familje lapërdharësh si lëtyra enver hoxha, si bushtra xhuglini. Dikush shkroi në mbrojtje të gazetares Xhunga që intervistoi kuçedrën e zezë para nja dy ditësh me nderim për kuçedrën xhuglini hoxha. Medememek qëndroi si burrneshë dhe nuk foli në hetuesi dhe shkoi kryelartë në burg. Por harron miku, se nexhi shtriga nuk kishte përse t’i trëmbej hetuesisë dhe gjyqit fallco që iu bë për kafe e më the të thashë, kur duhej akuzuar dhe dënuar për genocid kundër popullit të saj me gjithë kastën e byrosë politike. Sepse në pushtet ishin dhe janë pjellat e saj dhe të ramis alisë. Sepse meritonte në fakt trajtim të njëjtë me atë të Elena Çausheskut.

Fjalët e Musine Kokalarit para gjykatës i njohin të gjithë tashmë. U burgos intelektualja e rrallë nga harbutët injorantë komunistë, u internua, e detyruan të punonte si puntore krahu në ndërtim e të jetonte në një kthinë të mjerë në Rrëshen. Por këto i dija edhe përpara se të lexoja në web shkrimet e shumta në nderim të Saj. I dinit edhe ju që lexoni këtë shkrim. Çka nuk dija është arësyeja e arrestimit të saj. Musineja i pati shkruar një letër një përfaqësie perëndimore në Tiranë. Diplomatët perëndimorë atë letër e dorëzuan në duart e Sigurimit të shtetit. Vazhdimi dihet. Burgosje, tortura, burgje, internime dhe mundime pa fund për intelektualen me formim perëndimor. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt Musine Kokalari! Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga miqtë e rremë! …se armiqtë hajde t’i gjejmë tani…dhe ndjehem keq, më mirë mos ta dija këtë poshtërsi…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top