Dy ditë më parë, Top Channel lajmëroi me të madhe se kryeministri shqiptar, Edi Rama, i kishte befasuar të pranishmit në një konferencë botërore në Abu Dabi të Emirateve.
“Rama nënvizoi se Shqipëria ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike që prej vitit 2014 dhe se brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë,” raportonte që në titull Top Channel.
“Jemi të përqëndruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë”, tha Rama.
Por kryeministri vizionar nuk e kishte planifikuar krizën energjetike që mbërriti brenda dy ditësh. Në një konferencë me tone paniku dhe horrori, ai shpalli se na pret një krizë tronditëse, më e rëndë se pandemia dhe tërmeti.
Rama tha se shumë shpejt do të përballemi me çmime marramendëse.
Nëse i parashikon kështu krizat dhe nëse i menaxhon siç ka bërë me tërmetin dhe pandeminë, mjerë vendi.