Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova

DY AMANETET E PËRDHOSURA TË PRESIDENTIT RUGOVA

Shkruar nga Idriz ZEQIRAJ

Presidenti Rugova ishte i pakët në fjalë, por i saktë në mendime. Popullit i la një trashëgimi të begatë mësimësh, urtësish, porosish. Në mes tyre po i shquajmë dy sosh:

1) Për vijën kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, Presidenti Rugova ka lënë porosi-amanet:
“Vija kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, nuk do të zbresë poshtë Qafës të Çakorrit, Kullës të Zhlebit, Maleve të Moknës, Qafës së Dasmorëve dhe më tutje, për maje-maleve. Sepse ky është kufiri natyral, i njohur mirë dhe gjithmonë aty ka qenë. Përtej këtij kufiri, edhe pse janë toka shqiptare, tani nuk mund t`i marrim, por, mbetët çështje hapur për të ardhmen”.

2) “Disa njerëz nuk duhet lejuar të ngritën në pozita shtetërore, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën”.

Fjalën e kishte, pikërisht, për Hashim Thaçin, sepse kishte nuhatur etjen e tij për pushtet, pavarësisht çmimit dhe flirtet konspirative, me shtetet armike të Kosovës.

Të dyja këto amanete i përdhosi LDK-ja, përkatësisht, klani brenda Kryesisë, sepse e donin, patjetër, Isën kryeministër, në këmbim të Hashimit president.

Pasojat e pazareve të pista, tashmë, janë fatale për Kosovën:

a) Mitrovica e ndarë;
b) Territori i humbur i Kosovës, me demarkimin e kufirit;
c) Me “Zajednicën”, Serbia bëhet hisedare në Kosovë.

Dhe, tani, pritet heshtja ose kundërshtia e vakët e zyrtarëve të LDK-së, për abuzimin e parasë të popullit, në duart e matrapazëve të Qeverisë të PAN-it, për të paguar biografinë panagjerike e rrenacake të presidentit Hashim Thaçi, të bërë, me porosi, nga gazetarët e paguar, mercënarë. Në vend që të shkruhet e vërteta, për presidentin aktual mostër të Kosovës, mbi të cilin rëndon akuza e bazuar e listimit dhe urdhërim të ekzekutimit, të shumë qindra ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut dhe të veprimtarëve të përkushtuar të LDK-së dhe të Kosovës, shpifet dhe denigrohet figura e dlirë, urtake dhe hyjnore e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Dhe, kjo ndodhë edhe pas 19 vitesh të “çlirimit” të Kosovës! Dhe, latini i lashtë do të thërriste, deri në dëgjim në kupë të qiellit: “O tempora, o mores”! (O kohë, o zakone”!)

 


 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top