Shkruan: Edison Ypi
dritëroi ishte një kërrmë bolshevike, një coftinë proletare, një komunist, konformist, komitets, karrierist, denoncues, pijanec, llafazan, mburravec, gënjeshtar, himnizues i fshatarit dhe proletarit, atij fshatari trok’ e përtok’ dhe atij proletari cop’ e çik’, kur fshatari s’kishte bukë thatë dhe proletarin s’kishte ku ta zinte qeni.
Gjoja poeti e gjoja shkrimtari popullor, moralisti folklorik fshataresk qesharak banal, me dhjetra vite nuk u ndal asnjë çast në ballë të kryqëzatës për boshatisjen e truve të shqiptarëve. Kur mendon ç’tmerre bëri ky turp kombëtar, të vjen të derdhësh një det me lot dhe të vjellësh një Devoll. Rapsodit proletar të rimave primitive, mendervjershëzave, gjojaromaneve, vargëzimet trashanike, asocimet banale, fabulat qesharake, ja kanë preferuar vetëm hordhitë e proletarëve, ushtarët e kazermave, konviktorët, të burgosurit ordinerë.
Himnizuesi i baltës, duarve me kallo, djersës së kooperativës, luftës vllavrasëse të klasave, është vërtet një dukuri e rrallë, por jo e pamundur. Ashtu si për tu bërë Stalin, mjafton të dish të organizosh një atentat, të bësh një shkrim në gazete, dhe të kesh qënë disa herë në Kishë, edhe për tu bërë dritëro mjafton të ketë sjellë partia nga fshati, të kesh aftësinë e lindur për të vargëzuar dosido, të zhgërryhesh gjithë jetën zyrave dhe mbledhjeve. Mishërimit ortografik të tmerrit të internimeve dhe burgosjeve, shëmbëlltyrës së vrazhdë të asaj kohe të zezë, zhulit të fëlliqur që doli nga rrotullimi i mokrrave propagandistike të luftës së klasave të dyzetë viteve diktaturë gjakatare, së afërmi do t’i bëjë një vizitë plaka me kosore.
Gjatë një mesnate me shi dhe erë, bubullima dhe vetëtima. Kur do jetë duke menduar. Jo për dengla moralistike si ato të vjershëzave. Për gjëra më serioze. Për lindjen, vdekjen, mbledhjen e lëmshit, parehatitë e moshës. Sidomos për çfarë do thuhet paskëtaj për vet’ atë. Që sigurisht s’do jenë gjëra të këndëshme, e aq më pak të lavdishme; Pse u thoshte të tjerëve të jetonin egër, ashpër, nëpër ara, fabrika, kantiere, ndërsa për vete hëngri mish e piu raki. Bëri muhabet me katundarë. Shkroi për njeriun e mirë. Atë barkthatin që iku i lebetitur nga sytë këmbët më ’90-ën. Si dhe për krimet e kurvit, pushkatimin e grave shtatzana, vrasjet pas shpine. E të tjera e të tjera tmerre e llaftarira, që po t’i numurosh të ikën jeta, po t’i kujtosh të fluturon mendja.
Me rastin e vizitës së zonjës me kosore, mos i thoni kryekuzhinierit të helmeve propagandistike diktatoriale t’i gjejë vetes ndonjë zgjidhje eutanazike. Mos e hidhni në një gropë me gëlqere bashkë me mender librat e tij, ku bashkë me kockat t’i shkrihen edhe vjershëzat. Mos ja prisni mishin me gërshërë për d’ua hedhur qënve. Mos i lidhni një shall të kuq pionieri në qafë dhe t’ja shtrëngoni derisa koka t’i varet dhe nga goja t’i dali shkuma. Merreni më shtruar. Lëreni të bjerë në rënie të lirë nga terraca e pallatit te Rrugën e Dibrës. Kokëposht këmbëlart, drejtë e në trotuarin e pasëm ku bënin shurrën pijanecat.