DRITA E GJILANIT FITON TITULLIN E DYTË TË KAMPIONIT

Drita ia ka dalur të menaxhojë ndeshjen e fundit dhe vendimtare të sezonit. Pas 15 vitesh, titulli i kampionit të Kosovës në futboll është rikthyer në qytetin e Gjilanit.

Në ndeshjen e fundit si mysafire të zhvilluar në Pejë, Drita luajti baraz me skuadrën e Prishtinës, e cila, për shkak të punimeve që po tejzgjaten në stadiumin e qytetit, ballafaqimet e saj në kampionat u detyrua t’i zhvillojë në terrenet tjera. Finalja e zhvilluar në stadiumin e Pejës, nuk solli ndonjë futboll cilësor, gjë që deri dikund mund të arsyetohet edhe me rëndësinë që kishte rezultati për të dy ekipet.

Drita e Gjilanit e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në fillim portën e kundërshtarit nga kryeqyteti. Pas ndëshkimit me karton të kuq të Debatik Currit, skuadra e Prishtinës mbeti me një lojtar më pak, kështu që, deri në fund të ndeshjes, Drita e Gjilanit arriti të ruajë rezultatin, duke mos e lejuar kundërshtarin të krijonte raste për gol.

Skuadra e Dritës e mbylli sezonin me 18 fitore, 13 barazime dhe dy humbje, duke fituar 67 pikë dhe duke zënë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Tri pikë më pak se Drita fitoi skuadra e Prishtinës, e cila, së bashku me gjilanasit do të prezentojnë futbollin e Kosovës në garat evropiane.

 

FOTO E HUAZUAR NGA DRITON BUBLAKU

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top