DREJTUESIT E PARË TË SHËRBIMIT SEKRET KOMUNIST NË VITIN 1945

SHKRUAN: KASTRIOT DERVISHI

Nga jugosllavët, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zashtite Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve. Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:

– SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
– SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
– SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.

Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.

Në një dokument të vitit 1945 organograma e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit paraqitej kështu:
-Drejtimi qendror: Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Zihni Muço, Josif Pashko. Teme Sejko.
-Byroja e partisë: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Ceta, Nesti Zoto, Siri Çarçani, Thoma Karamelo.
-Seksioni I: Mit’hat Poloska, Foni Qirko, Kasem Trebreshina, Afërdita Deliana, Skënder Tupe, Kolec Ilia, Ilo Vero, Manushaqe Qadhimi, Edip Çuçi.

– Seksioni II: Niko Ceta, Sokrat Gjini, Hysni Bega, Mihallaq Konda, Emine Pojani, Lutfi Milori, Sotir Dako, Suat Sulo, Uran Avdiu.
– Seksioni III: Nesti Zoto, Andon Deçka, Rakip Dobrolishti, Ali Korbi, Ali Josa, Toto Dervishi, Hysen Reçi, Shyqyri Luga, Isa Aliaj.
– Seksioni IV: Siri Çarçani, Vani Plasari, Llambi Titani, Tili Naçe, Enver Stropani, Ligor Mali, Malo Konea, Sefedin Araniti, Halim Poloska.
– Seksioni V: Thoma Karamelo, Mihallaq Vangjeli, Bujar Dalani, Eqrem Raifi, Teki Qerimi, Lisimak Trëndafili, Ahmet Rustemi, Leksi Kamberi, Sefedin Qerimi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top