XHAFER DEVA - HERO I KOMBIT SHQYPTAR

DOSJA E CIA PËR XHAFER DEVËN

Për hirë të opinionit publik, po e publikojmë një pjesë të dosjes  së CIA-së për politikanin, patriotin dhe shkencëtarin Xhafer Deva.

Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë. Shkollën e mesme e kreu në shkollën franceze në Selanik, pastaj vazhdoi studimet në Stamboll në kolegjin amerikan “Robert College”, ku u gradua më titullin shkencor. Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Xhafer Deva vazhdoi studimet në Grac të Austrisë ku kreu edhe studimet për inxhinieri. Pastaj shkoi në Egjip ku punoi në Ottman Bank. Më vonë punësohet në një firmë të madhe britanike në Turqi.

Xhafer Deva fliste 10 gjuhë: angleze, gjermane, frënge, turqisht, serbo-kroate, arabe, greke, çeke, bullgare, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ai kishte njohuri të jashtëzakonshme sidomos në sferën inxhinerike të minierave dhe shquhej për aftesitë bankare.

Në vitin 1931, kthehet në Mitrovicë ku e riorganizon fabrikën për përpunimin e drurit, dhe brenda disa vitëve bëhet sipërmarrësi më i sukseshëm në Mbretërinë Jugosllave.

Aktivitetin politik e fillon në vitin 1941, menjëherë pas kapitullimit të Jugosllavisë nga Gjermania. Ai u përpoq të shpëtonte shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin nën dominimin e Ushtrisë Gjermane, dhe shqiptarët  nuk merrnin pjesë në administratë civile. Gjermanët pranuan që administrata në Kosovë të udhëhiqet nga shqiptarët dhe Xhafer Deva ishte zgjedhur për ta formuar administratën shqiptare. Serbët kundërshtuan ashpër, por Deva, ishte zotuar për të mbrojtur interesat shqiptare. Për arsye politike dhe taktike gjermanët nuk dëshironin të “procedonin” bashkimin e Mitrovicës me Shqipërinë.

Kulmin e karrierës e arriti në vitin 1943, atëherë kur u emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme. Në muajt e pranverës ishte një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, i cili e ngarkoi Bedri Pejanin, të krijonte divizionin SS “Skanderbeg“. Xhafer Deva ishte betuar për të mbrojtur interesat shqiptare dhe të luftonte komunizmin. Ai ishte i i pamëshirshëm në luftimin e ideologjisë komuniste. Deva ishte i pari që kishte zbuluar se Këshilli Nacional Çlirimtar, kontrollohej komplet nga Moska.

Xhafer Deva ishte i pasuksesshem në luftimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai ishte pro përendimor dhe luftoi që forcat demokratike të fitonin në Shqipëri.

Xhafer Deva ishte lideri më karizmatik i shqiptarëve në Kosovë, duke marrë parasyshe edukimin dhe aftesitë e tij. Ai është një faktor shumë i rëndësishem për CIA-në, për ta përmbysur regjimin komunist në Shqipëri.

WASHINGTON, 4 prill, 1947

Shtabi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës – CIA

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top