Aq e aq…
butë e qetë,
Baca Xhemë gjithmonë flet,
Humanist i vërtetë,
I zgjuar e pendëlehtë,
I ditur e përplot vlerë,
I afërt e zemërgjerë,
Unikal e i spikatur,
I urtë e i matur,
Ishte kundër errësirës,
Kundër shtypjes dhe smirës,
Themeltar i shtetësisë,
Njeri i fjalës e mënçurisë,
I pastërt e atdhetar,
Si më i miri shqiptar!
Si i tha im vëlla,
Në një shteg e kishte parë:
Baca Xhemë, pse kaq vonë?!..
Ka të marrë në vendin tonë,
Ështe kohë – turbullirë,
Po i qëllojnë njerëzit e mirë!
Po kam frikë, bacë, për ty,
Ndonjë i çmendur si pa kry,
Do t’qëllojë si pa sy!
Njerëz të ulët, të pandjenjë,
Ca zagarë po i ndërsejnë!
Ata janë, bacë, zagarë,
S’dinë çka është “atdhetar”,
A ështe bujk a gazetar,
Ushtarak a arsimtar,
Mësues i mirë apo luftëtar!
Por kafshojnë si të marrë!
Pasi dëgjoi baca këto fjalë,
Buzëqeshi dhe pak u ndalë,
Futi doren n’xhep ngadalë,
Një stilolaps nga xhepi nxori,
Edhe foli n’formë humori:
Këtë e kam armë, Besim!
N’xhep a n’brez padallim.
Me këtë unë mbroj e “vras”!
Me këtë unë botës i flas,
Pos t’vërtetës asgjë tjetër,
Ngjyra e tij s’do pikë mbi letër.
Do të shkruaj për vendin tim,
Dhe s’tërhiqem padyshim,
E kam borxh e obligim,
Ia kemi borxh historisë,
Për të ecur drejt ardhmerisë,
Që të dalim përgjithmonë
Nga ky terr që po na kafshon!
Pas pak çastësh ishin ndarë,
Dhe më kurrë s’ishin parë,
Sepse ndodhën tragjedi,
Atë Besimi e kish ndi!
Siç e ndjeu për veten e tij!
Thoshte: Luftës i shpetova,
Tash lirisë iu dorzova,
Edhe thoshte si me pahir,
Sa t’jetoj është “qelepir”!
Sa herë vdekja n’luftë m’ka thirrë,
Dhe më thërriste për çdo ditë,
S’qe e thënë me dhënë shpirt,
Në liri m’mjafton një ditë!
Veç një ditë në liri,
Është e madhe sa s’ka si!
Por ç’i ndodhi mësuesit Haki!….
Ishte mësues plot dashuri,
Më i miri ndër shoqëri,
Gjuhëtari me më za,
Në Drenicë si ai nuk ka,
Baba kështu më tha
Kur i rrëfeva se e kanë vra!
Më shikoi e s’nxirrte za,
Mori frymë thellë, aq thellë,
Thua se ajri ishte shterrë,
Gjatë e mbante dhe e lëshonte,
Thua stuhi nga goja i shkonte,
Iu lag syri, qull iu bë,
Kohë të gjatë nuk nxori zë!….
– Mësues t’vriten, ç’është kjo gjë?!…
Petk të zi dikush do vë,
Petk të zi, petk skëterrë,
Kush është ai që bën këtë tmerr?!
Kush është ai, babai tha?!..
Iu shemb shpirti, iu qa!…
Deri n’qiell qe zhgënjyer,
Ashtu iku me zemër t’thyer!
Xhevat Dajaku – Xhika