SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI
Sapo shpertheu zyrtarisht skandali i financimeve greke per mediat shqiptare, shume tv, gazeta e media gjithfaresh shqipfolese ”u rrevoltuan” dhe nisen te ngrene zerin duke thene se duan fakte, emra mediash e gazetaresh konkrete qe jane perfshire ne kete zullum qe thjesht e pa elokuenca gazetareske e letrare sipas llogjikes e kendveshtrimit tim ka vetem nje emer, Tradheti Kombetare.
Doni fakte ju, vertet e keni, jeni kaq ”inocente e naive e te pafajshem” sa lajmi i finacimeve te ndyra greke ju kapi gafil e ju ra si bombe …?
Ok, ja po ju jap une ca fakte , thjesht , shkurt, sakte e qarte sa per t’ju shuar ”kurreshtjen e zemerimin e madh ”… qe ju ka zene ….
Ikni shqiptare ikni nga Shqiperia, nje ore e me pare se nuk jetohet dot me ne kete vend idiot qe vjen era mut e me njerez budallenj qe duke kenduar xhamadanin vija – vija kujtojne se e duan Shqiperine dhe jane patriote me shume se greket e me shume se serbet…[Thene nga Arjan Cani ne Zona e Lire]…
Dhe futbollistet tane ne vend qe te merreshin me topin ju versulen si bisha e si shtaze te egra flamurit te tyre kombetar e simboleve te Shqiperise se madhe duke shkaktuar ate ngjarje aq te frikshme ne stadiumin e Beogradit.
Dhe te nesermen dashnoret e tyre mbushen fb me dashurine per heronjte e tyre duke u kujdesur vecmas per tangat e radhes…[ pjese nga shkrimi i Andi Bushatit nje dite pas ngjarjes se dhuneshme te 14 tetorit 2014 ne ndeshjen e Beogradit, Serbi – Shqiperi]
Kosova nuk eshte Shqiperi dhe kosovaret atje jane te ardhur dhe nuk jane autoktone sikurse jane fjala vjen serbet ne token e tyre, ndaj fajtore per mos pasjen e paqes se qendrueshme ne Ballkan gjithmone kemi qene ne shqiptaret e eger, luftedashes, gjaknxehte e te pa marre vesh per shkak te mungeses se kultures, qytetarise e civilizimit te hershem [monolog i Mut Nanos ne te ndyren Provokacje te tij] …
Nuk po hyj ne ate ç’ka Mut Nano i shkruan publikisht kolegut te tij serb te ”Danas” Zoran Panoviç, se ne shqiptaret jemi shoqeri tribale dhe te dhunshem ndaj kemi nevoje per nje Catharsis…etj etj…
Nuk i kemi shitur NE Det Greqise por JU, sepse ishte Berisha juaj qe e nisi nje loje te tille, dhe ne sapo kemi nisur ti rregullojme maredheniet e tendosura me fqinjet tane te mire jugore te cilet na jana gjindur prane kurdohere, ndaj mos i bini me qafe kot Greqise [ debati Lorenc Vangjelit me nje te ftuar tjeter ne emisionin Opinion te Faqeziut].
Ne fund te fundit askush nuk do arrestohet , as do denohet dhe askush nuk do te shpallet fajtor, se keshtu ishte koha atehere dhe tani ju lutem ti leme debatet e kota per Çeshtjen Çame se ato i zgjidhin vete Idrizi me Dulen [pjese nga cicerimat e Fevzo-palaços ne Opinionin e tij bordello, pas debatit per deklaraten e Pellumb Xhufit reth Kampit famekeq te Tepelenes si dhe debatit per heqjen e Çeshtjes Çame nga axhenda e bisedimeve greko-shqiptare ]
Financimet greke por edhe ato ruse per shypin shqiptar kane vite qe kane ekzistuar por as shtypit shqiptar nuk i intereson me Greqia e as Greqise nuk i duhet me media shqiptare, ndersa ruset kane kohe qe kerkojne llogari per eficencen e perdorimit te fondeve e financimeve te tyre ne median shqiptare [pjese nga shkrimi i Mero Bazes ne gazeten e tij Tema me titull Financimet greke ne shtypin shqiptar korrupsion dhe jo konspiracion].
Prek Cali u lidh me fashizmin ndaj dhe partizanet tane ne bashkepunim te sinqerte e vellazeror me partizanet jugosllave te Titos i kthyen atij me te drejte pushket, dhe e vrane e shume mire bene.[thenie e qendrim publik i Dritan Hiles ne emisionin e tij televiziv Arena, per figuren e patriotit Prek Cali]
Ju po te doni mos hajdeni dhe shkruani çfare te doni per te, por une do te vete pa dyshim ne koncertin e tij dhe ju bej thirrje te gjitheve ta mbushim sallen per te nderuar mikun e kengetarin e famshem grek Skafianakis [ shkrim ne faqen e tij te fb i gazetarit Denis Dyrnjaja te Top Chanel sponsori dhe organizatori i koncertit te kengetarit grek e antishqiptarit te terbuar Notis Skafianakis].
Arrestohet ne Itali njeri prej boseve te mafias e droges se ketij vendi, i cili disponon momentalisht 155 milion euro pasuri te qarkullueshme, dhe po njeri prej fiunancuesve kryesore te televizionit shqipfoles Report TV te italo-shqiptarit te lidhur bythe e breke me pushtetin e Rames, Carlo Bolino [pjese nga lajmet e News 24 te para 1 jave ].
Mitrovicen bejme mire me ja dhan Serbise se vetem keshtu rregullohen punet me fqinjin tone e vetem kesisoj edhe na gjejme rehat e paqe ne rajon [ deklarate publike e keshilltarit personal te Kryeministrit Rama, Baton Haxhiu].
Shikoni radhazi çdo dite se çfare shkruajne gazetat shqip-shkruarese, Tema, Zeri i Popullit, Dita, Shekulli, Sot, Shqip., etj etj. per Serbine e forte e faktor paqeje ne rajon, per Greqine e begate e qe lau borxhin europian e ju kthye”normalitetit”, per Malin e Zi si vendi me i avancuar ne Ballkan per te qene prezent ne BE, per Maqedonine e Zaevit qe ”papritur” na u shnderrua ne shembullin e bashkejeteses paqesore me fqinjet, per Turqine Nenemadhen tone te perjeteshme pa te cilen ne Shqiperia e shqiptaret nuk do ekzisonim kurresesi ne kete dynja, per Rusine e cila eshte kyçi i Ballkanit dhe nuk ”pjerdh” fort se ç’thone te tjeret per te e rolin e saj ne rajon…
E quani krejt rastesi e pune qejfi a thjesht tentative per te fituar me shume lexues faktin qe nuk ka dite qe gazeta Panorama te mos botoje intervista, kujtime , shenime e shkrime te ish Anetareve te Byrose politike te Diktatures, ish funksionareve te larte te atij rregjimi makaber, djemve, vajzave, niperve e mbesave te tyre, ngjarje ”vellazerore” shqiptaro – jugosllave nder vite e periudha te ndryshme dhe premtime greke per ingranim e ndihme te Greqise ndaj Shqiperise per ne familjen e madhe europiane, etj. etj…?
Ndiqini dhe veruani veshin me kujdes informacioneve qe percjelin çdo dite per fqinjet tane Top Channel, Klani, Ora News, Vizion plus, Abc, News 24 , Rtsh, Report TV, … dhe çfare denigrimi e perdhosje ju bejne kinse Shqiperise e shqiptareve, duke i prezantuar vetem si vrases, barbare, te dhunshem, drogmene, tutore prostitutash, dembele, mosmirenjohes, etj etj, thua valle te jete rastesi?
Shikoni, lexoni e degjoni me kujdes se cilat media shqipfolese mbeshtesin politiken e jashteme tradhetare, kapitulluese, palaço, sharlatane , antikombetare e antishqiptare te qeverise Rama te perfaqesuar nga Dordoleci i tij, i biri i ish sekretarit te pare te PPSH, Sul Bushati, Ditmir fatziu e dhjeramani!
Verini veshin me kujdes se cilat media s’lene fjale e fjali te Rames pa transmetuar LIVE dhe non stop, si dhe te gjithe aktivitetin e tij te rendomte ditor prej disa vitesh, deri edhe ne banalitetete perverse qe te ngjallin veç urrejtje, neveri e perbuzje.
Shikoni me kujdes se cilat media preferojne te bejne rolin e qorrit e te shurdhmemecit kur behet fjale per tekat e kapriciot por edhe per aventurat e tradhetite e hapura kombetare te Rames ndaj Shqiperise e Kosoves, si fjala vjen dhenien e trojeve shqiptare Malit te Zi, ndarjen e coptimin e Kosoves dhe dhenien e Veriut te saj Serbise, Portin maqedonas ne Durres, faljen e Detit Greqise, varrezat anonime te grekerve ne jug te Shqiperise, ndryshimet historike ne tekstet shkollore te arsimit shqip, fshirja njehere e mire nga defteri i Çeshtjes Çame, ngecja ne kalandat greke e heqjes se Ligjit te Luftes me Shqiperine, rregullimi e strukturimi i maredhenieve me Rusine, aeroplanet e aeroportet e Erdoganit ne Tirane, ne Vlore e Sarande, votimi kunder SHBA jo ne nje por ne disa raste, etj. etj.
Doni me fakte te tjera ?
Ka plot aq sa tu lodhet koka por edhe tu dridhet mishi kur te mendoni me qetesi e llogjike te ftohte se ne duar te kujt jemi ne dhe Shqiperia e Kosova bashke, si dhe shqiptaret e Malit te Zi e te Maqedonise, por edhe te gjithe ne te gjakut shqiptar kudo qe jetojme brenda e jashte Atdheut tone!
Por problemi nuk eshte thjesht tek faktet e emrat e mediave e te gazetareve qe ju kerkoni e qe jane mbeshtetur e paguar prej grekut, serbit, turkut a rusit, joooo!
Problemi qendron ne ate se cili Shtet, cila Qeveri, cila Prokurori e cili organ Drejtesie do te merret me ta e me to, cili do ti hetoje, cili do ti kallzoje per ndjekje penale e tradheti te larte kombetare, cili do ti procedoje , cili do ti arrestoje, gjykoje, shpalli fajtor e denoje ashtu siç e meritojne, duke i shpene perjetesisht pas hekurave…
Shtet i Rame – Berishajve apo i Mete – Nanove, Prokuroria e Arta Markut apo drejtesia e Ministres Gjonaj, policia e Xhafes dhe e Veliut, apo Batonet spiune e Fugat keshilltare renegate?
He pra me thoni kush do i denoje?
Askushi ..
Sepse askushi as i ka denuar dje dhe as qe ka ndermend ti denoje sot, ndaj edhe ata qelbesira, kerma, vemje e perverse te pa dinjitet, te pa personalitet, pa karakter e integritet moral e njerezor kane gjetur shesh ndaj dhe vazhdojne bejne Pershesh, derisa nje dite ajo luga e çorbes se prishur qe e kane gelltitur prej kohesh tu ngece ne fyt e ty zere gryken njehere e mire deri ne ngordhje e ti helmoje se na helmuan vendin e popullin, ndaj o njerez, ngrihuni e qerrojini nga aty ku jane pa ju zhytur thelle e me thelle ne Gremine nga ku nuk do te mundni te dilni me dot KURRE….