Donald Lu: Përshëndes arrestimin e Shullazit, shpresoj të kemi drejtësi të pastër

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka përshëndetur arrestimin e Emiljano Shullazit, ndërsa shpreson për një drejtësi të pastër. I pranishëm në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ambasadori Lu thotë se miratimi i reformës në Drejtësi është pranë. Lu gjithashtu u bëri thirrje deputetëve të Parlamentit që të punojnë për popullin. Ai theksoi se reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme dhe politikanët duhet të dëgjojnë zërin e popullit. “Përshëndesim arrestimin e Emiljano Shullazit. Ne shpresojmë që të kemi edhe një drejtësi të pastër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri janë thjesht një fraksion i këtij potenciali por reforma në drejtësi do të tërheqë investime të reja. Reforma në drejtësi do të lejojë biznesmenit që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reforme. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet ti bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që ti kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli. Më shumë 90% e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë ndaj duhet të jenë të sigurt që edhe politikanët dëgjojnë zërin e tyre. Unë besoj se më e rëndësishme që kërkesa e shqiptarëve të reformohet”, tha Lu. Ambasadori i SHBA-ve iu ka bërë thirrje deputetëve të parlamentit shqiptar që të dëgjojnë zërin e popullit dhe të punojnë për të. “Thirrje deputetëve të Parlamentit. Detyra kryesore të punojnë për popullin. Për popullin reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme dhe politikanët duhet të dëgjojnë zërin e popullit. Duhen vënë në dukje edhe vlerat demokratike të shoqërisë shqiptare. E rëndësishme ta ngremë zërin në lidhje për këtë çështje”, tha Lu. Më tej, ai shtoi se “Ju në këtë dhomë jeni vetëm një zë nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësoni një zë nga shoqëria shqiptare, disa herë ju dëgjojnë, disa herë ju injorojnë, por është një përqasje shumë e mirë që ne të flasim. Dua të falenderoj anëtarët e bordit që kanë bashkëpunuar dhe duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për privilegjet e anëtarëve. Është punuar shumë për gjatë 16 viteve të fundit dhe shpresojmë që biznesi amerikan këtu të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik”, u shpreh ambasadori amerikan.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top