Shkruan Petrit Belliu, historian, albanolog; 02 mars, 2018.
Dokumente të tilla, mbi të vërtetën historike të panjohur prej shqiptarëve dhe botës, sipas së cilës ndërsa gjatë gjashtë viteve të okupacionit fashist dhe luftës Antifashiste u vranë gjithësej 3442 vetë, kurse gjatë diktaturës hoxhiste 6535 vetë, dmth 2 herë më tepër, apo 200 % të numurit të vrarë nga të huajtë, është pra një fakt rrënqethës e që duhet të njihet dhe mbahet parasysh.
Në këtë kuptim, publikimi i fakteve reale mbi këtë çështje nga studjuesi Dr. Tolo (Teodor) Kareco etj, si dhe ky publikim i masakrës së bandës hoxhiste, antiatdhetare, mbi ajkën e nacionalizmës atdhetare shqiptare), – (përfshi edhe djalin e babait të Pavarësisë Kombëtare, Ismail Qemalit), duhet përshëndetur dhe propaganduar edhe më tej, në të mirë mirinformimit të shqiptarëve dhe dënimit të falsifikimit e indoktrinimit të pandershëm mbi 50 vjeçar…!
https://www.ballikombetar.info/2017/01/01/kemi-genjyer-jo-28-000-por-vetem-3-500/