SHKRUAN: XHAFER LECI
Për kryetarin e Besëlidhjes z. Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, tash i ndjerë, ndjesë pastë, është bërë një film dokumentar nga nismëtari, organizatori dhe realizuesi i gjithë këtij aktiviteti të madh, Nue Oroshi, i njohur për veprimtari kombëtare në gjithë hapsirën e Shqipërisë Etnike!
Baca Emin Fazlija ka merituar shumë, sepse Ai veprimtarinë e Tij për çështjen tonë kombëtare, për bërjen e Shqipërisë Etnike, e ka filluar në vitin 1952, dhe e ka vazhduar pandërprerë asnjëherë deri në vdekjen e Tij në vitin 2015.
Nga ana ime falënderoj mikun tim të mirë, Prof. Nue Oroshi, dhe gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan në forma të ndryshme për realizimin e shkëlqyer të këtij filmi dokumentar.
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Bacës Emin !