Doktori të 10

Shkruar nga: Edison Ypi

Ruajuni Doktorit, se Doktori as të 7 e as të 8, Doktori vetëm të 10.

Në 10 e 10 apo në 10 pa 10, 10 metra më tëhu apo 10 mijë kilometra më tutje, pas 10 ditësh, 10 muajsh, apo 10 vjetësh, Doktori vetëm të 10.

Doktori nuk të 10 vetëm kur është në pushtet nja 10 vjet. Doktori të 10 10 herë në 10 minuta pavarësisht se është në pushtet apo në opozitë. Madje Doktori kur është në opozitë, meqënëse është 10 herë më i lirë se në pushtet, të 10 10 herë më bukur dhe 10 herë më tepër se kur është në pushtet.

Doktori nuk të 10 kot. Doktori mendohet 10 herë para se të 10. Doktori ka të paktën 10 arësye pse të 10. Doktori të 10 po ta kesh jo më pak se 10 herë hak.

Doktori kur nis e 10, nuk 10 kurrë më pak se 10. Doktori 10 10 e nga 10, 10 + 10 + 10 + 10 ose 10 × 10 × 10 x 10. Madje Doktori 10 edhe shumë më tepër se 10 e nga 10. Doktori 10 deri 10 në fuqi të 10. Që duhet të jesh matematicien 10 herë më i fortë sa Gausi ose të kesh 10 diploma matematike të marra nga 10 universitetet më të mira të 10 vendeve të botës ta bësh hesap sa herë Doktori të 10, dhe prap s’e gjen dot.

Cilin apo cilët 10 Doktori ?

I pari që Doktori 10, bashkë me të dytin që Doktori 10, bashkë me të 10-in që Doktori 10, e kështu me rradhë nga 10 e nga 10 deri 10 në fuqi të 10, ata që Doktori 10, janë ata legena, ata spiuna, ata komunista, ata hajduta, të cilët e kanë hak që Doktori i 10. Kjo është arsyeja që Doktori, i cili kurrë nuk të 10 kot, 10 e 10 vetëm ata që e kanë hak.

Kur të 10 Doktori ?

Doktori të 10 për jo më pak se 10 arsye. Doktori të 10 për jo më pak se 10 shkaqe. Nëse nuk i kupton 10 arësyet dhe 10 shkaqet pse Doktori të 10, kjo është prova se Doktori bën shumë mirë që të 10.

A bën dallim Doktori mes atyre që 10 ?

Doktori nuk ka nge të bëjë dallime mes atyre që 10. Doktori të 10 dhe pik. E kupton apo s’e kupton pse Doktori të 10 s’ndryshon asgjë, Doktori njësoj vazhdon të 10 e të 10 pafund.

Budallenj me brirë, ngordhalaqë të pështirë, materialistë të ndyrë, ziliqarë të sëmurë, shkarrashkrues shpifarakë, zorraxhinj të parasë, interesaxhinj të pafytyrë, Doktori bën shumë mirë që j’u 10.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top