Dodë Gjergji priti në takim komandantin e KFOR-it

Sot, në orët e paradites, Ipeshkvi, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ka pritur në vizitë Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Angelo Michele RISTUCCIA, me stafin e tij.

Në takimin një orësh u diskutua për gjendjen aktuale të dialogut ndërfetarë, raporteve të bashkësive fetare me njëra tjetrën dhe raportin me shtetin. U pajtuan se bashkësitë fetare duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në kontributin e pajtimit ndëretnik si dhe të krijojnë klimë të respektit, mundësinë e njohjes të së vërtetës historike dhe aktuale, për të qenë kështu kontribuues të paqes në vendin tonë.

Një shqetësim i dy institucioneve ishte edhe gjendja e sigurisë dhe sfidat e saja sot.

Në fund të takimit u shkëmbyen dhuratat simbolike nga të dy institucionet.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top