Dita e madhe po afron…

Shkruan Agim Curri

Të ndëruar Ju shqiptarë atdhedashës, të ndëruar Ju anëtarë dhe simpatizantë të Organizatës Balli Kombëtar Demokrat, pas shumë përpjekjeve, pas shumë mundimeve dhe pas shumë punëve të palodhshme, por edhe të guximshme, OBKD-ja do t’u japi shpresë e zemër; vullnet e kurajo të gjithë atyre që e duanë bashkimin kombëtar, të gjithë atyre që e duanë Shqipërinë etnike, kudo që juve jetoni në trojet tuaja stërgjyshore si dhe në Mërgatën shqiptare.

Dita e madhe po afron, e kjo ditë është 10.Qershori 2016, kur OBKD-ja do ta mbajë Kuvendin e saj të parë në Prizrenin e Lidhjës së Prizrenit; në Prizrenin e Abdyl Frashërit, të Ymer Prizrenit dhe të shumë burrave tjerë të shqiptarisë; sepse përpjekjet dhe mundimet tona nuk do të shkojnë huq.

Prandaj, lë të shpresojmë edhe lë të punojmë të gjithë së bashku: pa dallime fetare, ideologjike, partiake dhe krahinore për një Shqipëri me të vërtetë të lirë, të pavarur dhe demokratike, për një shqipëri të shekullit XXI, ku të gjithë shqiptarët do të ndjehen të lirë, të pavarur, të bashkuar dhe krenar së po ndërtojnë shtëpinë e shqipeve.

Jam më së i sigurtë së puna e jonë e palodhshme dhe e pandalshme ka për ta bërë realitet aspiratën e shqiptarëve për një shtet unitar shqiptar, të zhvilluar e të përparuar në të gjitha sferat e jetës ekonomike, sociale dhe kulturore.

Shpirti i çdo shqiptari do të fluturoj në Prizren me 10.Qershor.2016, ku do të qohen peshë edhe zemrat e çdo shqiptari për këtë iniciativë të vogël për individin, por shumë të madhe për shqiptarinë.

RROFTË KOSOVA KRESHNIKE!
RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE!

4 thoughts on “Dita e madhe po afron…”

  1. Shqiperia po RIBASHKOHET
    Kjo u prit gjat
    Ran Deshmor me mija trima
    Por nje gezim eshte per mua
    Kuq e Zi Flamuri ka per te valuar.

  2. ju lumt dhasht zoti njeher e pergjithmon bashkohen trojet shqiptare ndoshta pas shum viteve do te realizohet endra e madhe e Shqiptareve.

    1. Bashkimi i kombit shqiptar do të bëhet, dëshën, apo nuk dëshën armiqët tanë dhe disa sllavo komunista shqipfolësa në dy “qeveritë”shqiptare – Tiranë dhe Prishtinë. Do bashkohet Shqipëria, së kështu vetë e ka thënë Përendia.

  3. Ju lutem me pa durim po presim,të gjith ata qe ja dojn tmiren kti Kombi të vujtur let dhajn kontributin e vet, ju përshëndes vëllazërisht nga Finlanda, duke ju uruar shndet lumturi dhe qdo te mir në jetë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top