DISTANCIM I KOMITETIT TË BALLIT NË BESIANË NGA BALLISTËT E SHPIFUR

SHKRUAN: MEHMET BREZNICA, KRYETAR I KOMITETIT TË BALLIT NË BESIANË
Ka kohë që nën emrin e Ballit vepron Shiku dhe Sigurimi i Atdheut, vetëm e vetëm për ta denigruar emrin e kësaj organizate nacionaliste, ashtu siç u përpoqën që të denigronin për gjysëm shekulli të tiranisë komuniste, vetëm e vetëm që punuan dhe luftuam për ta bërë Shqipërinë Etnike. Mjerisht, në këtë lijë të ndyrë, me vite ka hyrë edhe KQZ-ëja, në krye me Miradie Mavriqin, duke ju mohuar të drejtën e njohjes Ballit të vërtetë, në mënyrë që të mund të burgosin edhe njëherë këtë Organizatë nacionaliste, në mënyrë që ti hapen portat dominimit të influencës ruse në Gadishullin Ilirik. Balli Kombëtar, nuk guxon të hyj në kualicion me asnjë parti politike që kënë pranuar “Pakon e grupit të “unitetit”, që ndryshe u quajt edhe “Pakoja e Ahhtisarit”, kundër të cilës Balli Kombëtar në Besianë pat organizuar edhe protesta në vitin 2007.
Andaj e quaj të pavleftëshëm çdo individ që thierret në emër të Ballit dhe hynë në kualicion me forcat majtiste që po tentojnë ta varrosin Atdheun tonë.

1 thought on “DISTANCIM I KOMITETIT TË BALLIT NË BESIANË NGA BALLISTËT E SHPIFUR”

  1. ilmi fehim prodani

    VETEM KIOMENT KAM QE TJU THEM SE ERDHI KOHA QE SHQIPRIJA PASKA ANTARE …. KUSH E UDHEHEQ DHE KU E KAN QENDREN

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top