DISA TË DHËNA RRETH DEPORTIMIT, DËBIMIT DHE DËMEVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË

SHKRUAN: BEDRI HALIMI

Tashmë janë të njohura format e deportimit të shqiptarëve botërisht, qëllimi ishte në zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Për t’a përshpejtuar këtë proces, forcat serbe kanë përdorë ekzekutime, arrestime arbitrare, tortura, dhunime me qëllim që t’u fusin tmerrin masës së gjerë popullore dhe sa më shumë prej tyre të shpërngulën dhe sa më shpejtë. Largimi është bërë në forma të ndryshme si në këmbë, pastaj me mjete transporti që i posedonin vetë fshatarët ose qytetarët si me traktorë, automobilë, qerre të kuajve, duke ecur këmbë kilometra të tërë në kushte të vështira atmosferike. Pastaj janë përdor edhe trenat dhe autobusët. Për të gjitha këto veprime ekzistojnë dëshmi konkrete nga dokumentet e ushtrisë jugosllave se janë bërë në bazë të urdhëresës për dëbimin e shqipëtarëve e cila kishte ardhur nnga niveli më i lartë në Beograd. Vlenë të potencohet se për t’ua futur tmerrin forcat serbe kanë granatuar me të madhe me artileri të rëndë fshatra të tëra për t’i detyraur popullatën për t’u shpërngulur. Ndërkaq në qytete, forcat serbe hynin nëpër banesa duke i kërcënuar menjëherë që të ikin sa më shpejt, duke e vrarë dikend në hyrje të ndërtesës në mënyrë që të krijohej panik dhe frikë të të gjithë qytetarët.

Pastaj forcat serbe kanë plaqkitur çfarëdo që kanë gjetur me vlerë nga shtëpitë e boshatisura, shumicës prej të cilave pastaj ua kanë vënë zjarrin. Edhe në rastet kur kanë hasur njerëz të palëvizshëm, i kanë vrarë dhe shtëpive ua kanë vërë zjarrin.

Përpos qindra mijëra shqitarëve që janë zhvendos brenda Kosovës nëpër male, në kushte të rënda në borë e të ftohtë, pa patur mundësi të marrin ushqim dhe as mjet mbrojtës, qindra mijëra shqiptarë janë detyruar të largohen në drejtim të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit te Zi e nga aty në Bosnjë dhe vende të tjera të Europës. Gjatë dëbimit iu plaqkitën të hollat, gjërat me vlerë, automobilat etj. Nga buletini i KMDLNJ nr 16/2001 thuhet se nga 25 marsi 1999 e deri në mbarim të luftës u zhvendosën me dhunë dhe me terror 840.000 shqiptarë duke kërkuar strehim në vendet fshqinje, në vende të Evropës dhe në ato tej Oqeanike. Sipas të dhënave të UNCHR – së në fillim të qershorit 1999 nga refugjatët e dëbuar prej Kosovës, 443.300 ishin vendosur në Shqipëri, 247.800 në Maqedoni; 69300 në Mal të Zi; 21700 në Bosnjë e Hercegovinë, ku gjithsej rezulton 782.100, në vende të tjera të botës u vëndosen gjithsej 76475 refugjatë duke përfshirë 13639 nnë Gjermani; 7581 në Turqi; 5829 në Itali; 5730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Findlandë, Izrael etj (të dhënat janë nga raporti i dëpartamentit të shtetit të SHBA – së, fshirja e historisë, pastrami etnik në Kosovë gjatë vitit 1999, maj 1999, fq.27).

Lidhur me këtë po japim edhe të dhënat e UNHCR – së në Gjenevë më 15 tetor 1999, për numrin e refugjatëve që janë shpërngulur nga Kosova nga 23 mars – 9 qershor 1999, ku nga të dhënat rezulton se në Mal të Zi kanë qenë të vendsur 69.700 banorë; në Bosnjë e Hercegovinë 21.700; në Mqedoni 247.400; dhe në Shqipëri 444.200.

Nuk mund të mos përmendim në këtë rast pasojat e deportimit të kësaj popullate që ishin të mëdha si në aspektin human (vrasjet dhe lëndimet), në aspektin ekonomik (plaqkitjet dhe dëmtimet), në aspektin social (varfëri), si dhe në aspektin psikologjik (traumat e mëdha).

Rreth plaqkitjeve potencuam se ato janë bërë në forma të ndryshme duke u marrë marka gjermane, duke u plaqkitur e demoluar gjërat me vlerë në shtëpi, shitore dhe restorane, marrja e bagëtive, konfiskimi i automobilave, marrja e stolive të arit me vlerë etj. Gjithashtu u potencua se djegia e shtëpive dhe objektee të tjera të banimit, pastaj oblekteve ndihmëse është bërë në forma të ndryshme në mënyrë të organizuar me aparate përkatëse me qëllim të zbatimit të politikës së “tokës së djegur”. Janë djegur edhe objektet ekonomike, të kulturës, afariste etj. Nga disa të dhëna thuhet se janë dëmtuar dhe shkatërruar 100.589 shtëpi dhe disa objekte ndihmëse dhe ekonomike; janë demoluar dhe shkatërruar me dokumentacion 358 shkolla, duke mos i përfshirë në këtë rast shkollat e dëmtuara pjesërisht ku pothuaj nuk ka mbetur asnjë e padëmtuar; janë shkatërruar 71 zyre të vendit; 30 shtëpi të kulturës; 93 biblioteka publike dhe shkollore; 123 objekte shëndetësore; 215 objekte fetare, xhami, teqe, tyrbe; 5 kisha katolike; 88.101 objekte ndihmëse etj.

Ndër shkatërrimet në këtë rast vlen për t’u përmendur edhe ndërtesen e Kompleksi i Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit, Qarshia e Gjakovës, Qarshia e Pejës dhe shtëpitë e vjerta me vlerë të madhe arkitektonike, dokumente arkivore, libra, eksponate muzeale etj.
Nëpër fshatra natyrsht nuk janë kursyer as plemet, ahriet, koshat e drithrave deri edhe te kotecat e pulave. Një pjesë e bagëtisë është therur, janë vrarë apo edhe janë plaqkitur. Në puse janë hedhur kemikate, kafshë të ngordhura madje edhe kufoma njerëzish.
Prej 560 xhamive sa kishte gjithsej para luftes në Kosovë sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, 218 u dogjën, e u demoluan; 4 medrese të vjetra u shkatërruan nga themeli, u demolua në tërësi edhe objekti i ri i medresesë Alaudin në Prishtinë; u dogjën e u demoluan 3 teqe, 1 hamam, 75 dyqane që ishin pronë Vakufname; u shkatërruan 86 minare, 117 mihrabe, 120 hydbe, 114 kupolla, mbi 560 arabeska origjinale autoktone të artisteve shqiptarë, disa nga të cilat të vjetra me shekuj, mbi 12.000 dorëshkrime etj.
Vlenë gjithashtu për t’u potencuar se në rastin e deportimit të popullatës shteti serb ka synuar të bëj edhe zhdukjen e identitetit të individit shqiptarë, përmes zhdukjes së dokumentacionit në dalje të Vermicës dhe në Bllacë, duke ua marrë letërnjoftimet, pasaportat, pastaj duke i marrë regjistrat katastral, librat amë të të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve, numrat përsonal, librat e nënshtetësisë etj. Disa nga këto dokumente u janë grisur aty për aty kurse librat janë marrë dhe janë dërguar në Serbi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top