Dikur hoxhallarët thoshin: “Katoliku është shtatë herë më i keq se shkau (serbi)!”

SHKRUAN: GANI MEHMETAJ

“Katoliku (shqiptar) për me u ba mysliman një herë duhet me u ba magjup, mandej shka (serb) dhe ma së fundi mysliman. Katoliku i ka shtatë kryqe e shkau vetëm një, dmth katoliku është shtatë herë më i keq se shkau”, predikonin shumica e hoxhallarëve të ne. Kështu të thonë edhe sot budallenjtë myslimanë pa tru, që i përsërisin si papagall ato që ua thotë hoxha gjysmë analfabet i nivelit të tyre.

Udhëzimet e dikurshme të hoxhës për myslimanë: “Nëse të hynë shkau (serbi) dhe katoliku në shtëpi, gruaja duhet të fshihet mas shkau që të mos e shoh katoliku! Nëse vajza jote martohet më shka-serb, e ka një derë, por nëse martohet me katolik nuk e ka asnjë derë!”

Këtë urrejtje patologjike për martesat ndërfetare e kultivojnë edhe sot hoxhallarët nëpër xhami, portale islamike, në videoxhirime. Shihe hoxhë Shefqetin e disa hoxhallarë tjerë me surrat aziatiku në rrjetat sociale.

Agim Dobruna me shkruan: “Shumica dërmues e hoxhallarëve vazhdojnë betejën për asimilim të shqiptarëve. Kurrë nuk do ta kuptoj atë energji aq të madhe, atë urrejtje, kurrë nuk i dëgjova të flasin për krimet mbi 200 vjeçare serbe, për gjenocidin, për dhunimet, për vrasjen e afër 2000 fëmijëve, 15000 civilëve, djegien e mbi 150.000 shtëpive banimi!”
Pjesa më e madhe e hoxhallarëve që i takojnë Bashkësisë Islame të Kosovës bëjnë propagandë të fëlliqur kundër SHBA-ve e Evropës Perëndimore, si të ishin zëdhënës të Serbisë. Kur u thua, o hoxhë, mos hyn në gjynah se po të mos ishte Amerika, do të iknit ende si lepuri maleve, ndërsa ai të përgjigjet me cinizëm, “e kanë ba për interesin e tyre”. Ata s’dinë ç’është mirënjohja e falënderimi. Kundër Amerikës flasin si të ishin serb të Milosheviqit.

Fushata e hoxhallarëve kundër SHBA-ve është e pranishme në njëzetë vjeteshin e fundit në xhami, dasma, morte, fjalë nuse e ndeja mevlydi. Por kurrë nuk e nxjerrin një fjalë kundër Rusisë.

“Katalikun nuk e duroj”, ma tha një ditë një pastruese e një institucioni, e rritur në Vranjevc, afër Prishtinës, atje ku ndikimi i hoxhallarëve është i madh, sepse janë pjesa më e varfër dhe më e paarsimuar e Dardanisë. Me la pa frymë! Po pse? e pyeta pa e kuptuar. “Qashtu”, me tha dhe u largua, kur me pa të acaruar. Fatkeqja kurrë nuk ka takuar katolikë shqiptarë, por ka dëgjuar për ta se janë të këqij. Athua kush ia ka mbush mendjen? Ajo nuk me foli asnjëherë për policët e ushtarët serbë, që ia kishin djeg e plaçkit lagjen me 1999.

“Katolikët do t’i kisha djeg me benzinë”, shkruante një femër në FB, kur nisi pagëzimi i shqiptarëve katolikë në kishën e Llapushnikut të Drenicës. As ajo nuk i kishte takuar asnjëherë, por e tërbonte kthimi i shqiptarëve në fenë e moçme, megjithëse ata kurrë nuk ishin konvertuar në myslimanë. Ishin katolikë të përgjumur. Ishte ajo inkuizitore myslimane me emër të rrejshëm “ajo” në rrjetin social (kryesisht janë hoxhallarë që shkruajnë me emra femrash). Ka shpërthime të urrejtës patologjike kundër katolikëve nga lexues në FB, me emra të rremë, madje kishte edhe në reagimet kundër shkrimeve të mia, por i fshija. Janë të paguar të nxisin urrejtje.

Çfarë brezash po kultivojnë hoxhallarët në xhami? Të shpërfytyruar? Të humbur në kohë e në hapësirë që nuk e dinë kush është miku e kush armiku? Kriminelë që po vrasin gra e fëmijë në Siri e Irak, si dikur serbët në Dardani. Pse i lejoi shteti të shkojnë aq larg? A duhet të bëjnë qeveritarët e opozitarët tanë aleancë me këta hoxhallarë? A ka kush i ndalë?

Nuk e di se si flasin hoxhallarët e vehabistëve e të salafistëve në xhamitë e tyre, por ata të BIK-ut i kam dëgjuar dhe me kanë tmerruar.

1 thought on “Dikur hoxhallarët thoshin: “Katoliku është shtatë herë më i keq se shkau (serbi)!””

  1. Kush e nënqmon fen e të parve tan Katoik, ësht i mallkuar dhe nuk quhet më Shqipëtar por i kan rënjët e shkaut, jan të maskuar në fen e kulturën arabe. Jan njerz të humbur, të devijuar, jan mbet pa kurfar identitet në jetën e tyre.

    D

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top