Shkruan: Bajram Mjeku
Kur Mit’hat Frashëri u kthye nga mërgimi për të bërë Shqipërinë, solli me vete edhe bibliotekën e tij me mbi 20 mijë tituj librash në disa gjuhë.
Ishte kryetar i Kongresit të Manastirit, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, ministër në Qeverinë e Ismail Bej Vlorës, shef i Ballit Kombëtar. Ishte edhe diplomat, shkrimtar e përkthyes…
Libri më i mirë i Mit’hat Frashërit është “Shqiptarë e sllavë” i shkruar në gjuhën frënge, i cili u botua në Lozanë në vitin 1919. Në këtë libër, Frashëri flet për raportet shqiptaro-sllave gjatë gjithë historisë së tyre në Ballkan.
Kur regjimi komunist zaptoi Shqipërinë, u detyrua të mërgonte. Bastardët komunistë mbanin fotografinë e babait të tij Abdyl Frashëri në secilën shkollë dhe djalin ia ndiqnin si armik i popullit!
Në gusht të vitit 1949, themeloi Komitetin Shqipnia e Lirë dhe u zgjodh shef i saj. Pak ditë më vonë, shtëpia më prestigjioze informative BBC me seli në Londër i dha pesë minuta hapësirë dijetarit shqiptar, për të dhënë kumtin si të dilte Shqipëria nga kthetrat e kampit komunist.
Nuk vdiq nga infarkti në hotel Winthrop në New York. E ka mbytur Sigurimi shqiptar bashkë me KGB-në ruse. Atë ditë në NY, është parë agjenti i dyfishtë, Kim Philby. Anglezi u dekonspirua tre vjet më vonë dhe iku në Bashkimin Sovjetik për të mos u kthyer kurrë.
Versioni i Eqrem Bej Vlorës rreth vrasjen së tij është më i sakti. Natën e 3 tetorit të vitit 1949, persona të panjohur hynë me forcë në dhomën e hotelit. Pas rrëmujës për disa çaste ra heshtje morti. Nga ai moment Frashëri nuk jetonte më.
Mit’hat Frashëri është dijetari i fundit shqiptar…