GJENEVË, 19 NËNTOR 2018
SEKRETARIATI I BALLIT NË MËRGIM
ZYRA E KOORDINATORIT, SEFEDIN KRASNIQI
SQARIM PËR LEXUESIN
« Njëfarë ideje për drejtësinë » është titulli i librit më të ri të Dick Marty-it, me nëntitull : Çeçenia, CIA – Kosova – Droga. Në këtë libër, autori ia ka rezervuar Kosovës kapitullin 19 duke spjeguar për lexuesin se si ia ka besuar Këshilli i Europës, në bazë të një mocioni, misionin për të hulumtuar « kontrobandën e trafikimit të organeve nga bandat e UÇK-së » që lidhen me librin e botuar në vitin 2008, të Carla Del Ponte, « Ndjekja, kriminelët e luftës dhe unë ».
Nuk dua të merrem me spjegimin e përmbajtjes së kapitullit në fjalë të librit të Marty-t, sepse s’ka thënë asgjë që tashmë nuk flitet kudo në çdo mjedis të Kosovës dhe aty ku jetojnë shqiptarët. Nuk ka thënë asgjë më keq, të themi kështu, sesa që është shkruar dhe shkruhet çdo ditë në shtypin e Kosovës e më gjerë. Madje, nuk ka thënë asgjë më shemtueshëm sesa ato që i dëgjojmë nga parlamentarët e Parlamentin të Kosovës gjatë seancave.
Megjithatë, për lexuesin dua të theksoj dy gjëra : në faqen e parë të librit autori e ka përdorur fjalën « albanofon »(shqipfolës) dhe atë vetëm njëherë në 22 faqe, sa i ka kapitulli 19. Në këto 22 faqe, sipas disponimit dhe shijes, lexuesi mund t’i formulojë 22 pyetje, po aq kritika apo lëvdata që vlejnë dhe kanë kuptim shumë më shumë sesa të merret me fjalën albanofon (shqipfolës) që sipas fjalorit Larousse quhen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, që flasin shqip, etj. Por, fjala albanofon, Bardhyl Mahmutit, ia paska luajtur mendët dhe kapakun e kresë duke e cilësuar si nënçmuese dhe denigruese se gjoja Dick Marty ua paska rezervuar shqiptarëve. Kjo fjalë, për mungesë edukate apo për shkak të ndonjë represioni që ushtronte politika e atëhershme, filloi të përdoret në vitet 90-ta nga ndonjë gazetar apo politikan, në vend të fjalës sërbofil. Albanofon quhej ndonjë shqiptar që konsiderohej se mbante qëndrim proserb. Të mendosh që Dick Marty ka pasur qëllim t’i denigrojë shqiptarët e Kosovës me këtë fjalë është çmenduri. Pavarësisht nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës ku definohet qartë se nga kush përbëhet Kosova, secili person që disponon një dokument (çertifikatë të lindjes, letërnjoftm ao pasaportë), të lëshuar nga organet zyrtare të Kosovës, mund ta vë mbi tavolinë dhe të lexojë rubrikën përkatës se a quhet shqiptar apo kosovar ? Nëse ne e shkelim dhe e përbuzim Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pse duhet të kërkojmë të na e respektojë Dick Marty ? Kaq mjafton!
Përkundër « zemrimit » Bardhyli iu paska lutur Marty-t për një selfije dhe i paska kërkuar një përballje, për t’ia « shpartalluar » Raportin mbi trafikimin e organeve… të « organizuar nga bandat kriminale të UÇK-së », me librin e tij « Mashtrimi i madh ». Madje, Bardhyli qenka rezervuar që pyetjet e vërteta « shpartalluese » t’ia bëj Marty-t gjatë përballes së imagjinuar. Çfarë ironie ?
Sidoqoftë, për mua, e them për të dytën herë, përdorimi i fjalës albanofon, si emër apo mbiemër, është denigrues për shqiptarët aq sa është denigrues për francezët, fjala frankofon, për anglezët, anglofon apo për gjermanët, gjermanofon. Sa për dijeni, për kënaqësinë e Bardhylit, emrin serbofon, e kerkova në tre fjalorë, por nuk e gjeta, prandaj nuk ekziston. Prandaj, konsideroj që pyetja e Bardhylit ka qenë një pyetje budallicë ! Nuk « shpartallohet » Raporti i Dick Marty-t me paragjykime dhe inate ndaj tij, kur ky Raport i ka « shpartalluar » deri tash dy prokurorë dhe i treti është në sprovë. Pastaj, Bardhyli kur të përballet me Marty-n më paska « dhënë leje » të ulem bashkë me Marty-n për ta ndihmuar e përkrahur kundër misionit të tij « shpartallues »!
Sidoqoftë, unë përkrah drejtësinë dhe do të deshiroja fort që gjetjet e Marty-t të demantohen, me prova të pakundërshtueshme. E përkrah drejtësinë, ashtu siç e kam përkrahuar vetë Bardhylin kur ndonjëherë oponentët e tij politik ia kanë ndaluar apo e kanë përzënë nga ndonjë tubim apo i kanë dhënë ndonjë flakareshë (i ndjeri Ukë Botusha), duke u rezervuar t’ia them publikisht ato që ia kam numëruar në bisedë private. Të njëjtat ia kam dërguar një mikut të tij, vetëm sa për informim.
Ndërsa, sa i përket Pavarësisë së Kosovës, sikur të gjithë shqiptarët, e përkrah Zonjen Micheline Calmy-Rey. Sikur të respektohej ajo që Marty e quan, e drejta ndërkombëtare sipas kartës së OKB-së, asnjë koloni nuk do ta kishte fituar pavarësinë. Nuk do të kishte ndodhur as shpërbërja e BRSS as e RSFJ !
Gjëja e dytë që do të deshiroja t’ia spjegoj lexuesit është se gjatë përkthimit kam qenë i detyruar, për shkak të natyrës së gjuhës shqipe, të përdorë kohë tjera, sepse Marty, për ta bërë rrëfimin e tij sa më aktual dhe dinamik, e ka përdorur, më së shumti, kohën e tashme për gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, para dhjetë apo njëzet viteve. Ndërsa, aty-këtu, kur ka pasur dyshime e ka perdorur kushtoren për t’iu shmangur përgjegjësisë eventuale.
***
NË VEND TË AUTORIZIMIT PËR BOTIM TË PËRKTHIMIT, AUTORI I LIBRIT, SENATORI DICK MARTY, SOT, NË ADRESËN TONË E DËRGOI KËTË PËRGJIGJE
Cher Monsieur,
M. Marty me communique que les droits
de traduction sont protégés et que pour le moment nous
ne pouvons pas vous donner d’autorisations, car des tractations
sont en cours.
Avec mes meilleures salutations, Aline Lehmann
Editions Favre 29, rue de Bourg CH-1003 Lausanne
I nderuari Zotëri,
Z. Marty më informon se të drejtat e përkthimit janë të
mbrojtura dhe se për momentin nuk mund t’ju japim autorizime,
sepse bisedimet janë në zhvillim e sipër.
Përshendetjet më të mira, Aline Lehmann
Editions Favre 29, rue de Bourg CH-1003 Lausanne