SHKRUAR NGA AGRON TUFA
Në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së demokracisë në Shqipëri “Instituti i studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit”, ka botuar 10 libra me dokumente arkivorë, intervista, dëshmi e kujtime të cilat shërbejnë si bazë për shkrimin e kësaj historie të panjohur për brezat e rinj.
Botimet u prezantuan gjatë një konference pranë Muzeut Historik Kombëtar ku të pranishëm ishin autorët e librave dhe studiuestit e ISKK të cilët kanë botuar libra të ndryshëm mbi këto çështje.
Lexuesit mund të gjejnë tani tituj siç janë “Fjalori enciklopedik i ish-viktimave të krimeve të komunizmit”, “Asgjësimi i fesë” dhe “Konfiskimi i pronës dhe arit në Shqipëri gjatë komunizmit”, “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, etj.
Kurse Uran Butka sjell librin “Kryengritjet e para kundërkomuniste”. Është një libër në të cilin pleksen në mënyrë sistematike dokumentet, urdhrat e shtetit, etj.
Leka Ndoja sjell botimin me titull “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri”, në të cilin tregon se në një formë a në një tjetër shteti bashkë me persekutimet, vrasjet dhe pushkatimet sekuestronte edhe veprat që linin intelektualët. Një botim interesant është edhe “Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri” i Çelo Hoxhës, etj.
Drejtori i Institutit, Agron Tufa shprehet se këto botime nuk janë as një e njëmijta e asaj të vërtete që shqiptarët duhet të dine, por gjithsesi ky mbetet një fillim i mbarë.
Lista e botimeve:
- Me litar në fyt – Mhill Gjinaj
- Krahët e Këputur – Alma Lico
- Vrasjet në kufi në vitin 1990 – Kastriot Dervishi
- Bashkimi Demokrat Shqiptar 1946 – ISKK
- Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945, Vëllimi i pare – Uran Butka
- Lufta Civile në Shqiperi 1943-1945, Vëllimi i dyte – Uran Butka
- Zërat e Kujteses – ISKK
- Mbijetesa në Kasollen e Lopës – Sokrat Shyti
- Burgjet dhe Kampet e Shqipërisë Komuniste – Kastriot Dervishi
- Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist – Vëllimi 4 – ISKK
- Fjalor i Shtjelluem i Gjuhës Shqipe – At Benedikt Dema