Më 25 prill të këtij viti, nipi i Xhafer Devës, ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë etnike, i është drejtuar me një letër-kërkesë qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën thuhet:
I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar anëtar te Kabinetit Qeveritarë,
Të nderuar Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Të nderuar zonja dhe zotërinj
Përmes kësaj letre dua qe të adresoj te Ju një çështje tejet të rëndësishme, jo vetëm për familjen Deva, pasardhësit e z. Xhafer Deva, por gjithashtu edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe tërë kombin shqiptarë.
Në vitet 1946 – 1947, Gjykata e Serbisë pushtuese shpalli Xhafer Ibrahim Devën dhe vëllaun e tij Qazim Ibrahim Devën armiq të Serbisë, të Jugosllavisë dhe të regjimit komunist, si dhe mori vendim për konfiskimin e tërë pasurisë së z. Xhafer Deva dhe vëllaut të tij, z. Qazim Deva. Kësaj letre po ia bashkangjes edhe kopjet e vendimeve të gjykatës së pushtuesit, si dhe kopjet e letrave poseduese që ti lexoni.
Ndër objektet e patundshmërisë që u konfiskuan me këtë rast është edhe shtëpia e Xhafer Devës, e për të cilën, në opinion u bë një polemikë e madhe pas deklaratës shumë të pamatur dhe të pabazë të ambasadorit gjerman, z. Jörn Rohde.
Duke marre parasysh se këto prona u konfiskuan nga regjimi pushtues, gjenocidal dhe komunist serb, me ç’farë të drejte sot, në Kosoven tonë të lirë, të pamvarun dhe sovrane, këto prona vazhdojnë të trajtohen dhe quhen prona publike të Republikës së Kosovës?
Unë besoj se është interes kombëtar me rëndësi të madhe që kjo çështje të trajtohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Si pjesëtar i familjes Deva, kërkoj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të deklarohet në lidhje me këto konfiskime të bëra nga regjiimi pushtues e gjenocidal, sepse pronat e lartpërmendura janë prona që i takojnë familjes Deva dhe askujt tjetër. Prandaj, me këtë rast, kërkoj që të gjitha pronat të cilat figurojnë në letrat poseduese të përmendura më lartë, t’i kthehen familjes Deva duke mos humbur kohë.
Unë dhe familjarët tjerë, shpresojmë dhe besojmë, se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i përkrahë këto konfiskime të pushtuesit serb dhe për rrjedhojë, nuk dëshiron të jetë trashëgimtare e veprave makabre dhe gjakatare të Serbisë.
Unë, Valdet Deva, nip i Xhafer Devës, ish-Ministër i Punëve të brendshme të Shqipërise etnike, kërkoj që të gjitha pronat e lartpërmendura t’i kthehen trashëgimtarëve legal të z.Xhafer Deva dhe z. Qazim Deva.
Kjo letër e imja, do të shpërndahet tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me të gjitha dokumentacionet tjera përkatëse.
Kërkoj që sëpaku një deputet apo deputete ta lexojnë këtë letër në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
***
Dokumentet e konfiskimit të pasurisë së familjes Deva
Patjeter prona e UZURPUAR, nga Serrbia okupatore e Kosoves, ti kthehet pronarit legjitim, Familjes se Patriotit Xhafer Deva.
Mendoj se kete duhet ta baje Komuna e Mitrovices, ku edhe gjendet kjo prone.