Destabilizimi i Shqipërisë

Nga Erl KODRA

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 2020, në dy skenar të ndryshëm. Me shumë gjasa, njërin e kemi të garantuar, ndërsa tjetrin është në dorën e shqiptarëve ta realizojë ose jo. Po e nis me skenarin e keq.

Skenari i parë

Edi Rama nuk lëkundet. Komikët e parlamentarizmës shqiptare shkëlqejnë, ndërsa votojnë çdo paçavure ligjore që u servirë Edi Rama. Me shumë gjasa, përgjatë pranverës së ardhshme do të nënshkruhet Bashkimi Ballkanik mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në Serbi, sepse ky akt nuk mund të zyrtarizohet në ndonjë kryeqytet tjetër më pak të rëndësishëm se sa Beogradi, ndërsa ratifikimi në Parlamentin e Shqipërisë do të jetë një formalitet.

Ndërkohë, Kosova vazhdon të gjendet nën presion dhe e frustuar nga mospërfillja. Pavarësisht fitores së opozitës, situata politike në Kosovë nuk është stabile, madje ajo është projektuar që kurrë të mos jetë e tillë. Serbia i luan fijet e saj në politikën kosovare, jo vetëm zyrtarisht nëpërmjet Listës Serbe, por edhe përmes lidhjeve direkte me shërbimet sekrete.

Në planin ndërkombëtar, Serbia vazhdon agresionin ndaj Kosovës, duke u hequr sikur po këputet për paqen, në një kohë që ajo është kthyer në një fuqi ushtarake rajonale. Aktualisht Serbia ndodhet në zenitin e saj politik, ekonomik, diplomatik dhe ushtarak. Që prej rënies së madhe të vitit 2000, kjo është ringritja më e madhe e shtetit serb. Shqiptarët bëjnë mirë ta shohin realitetin në sy.

Prezumohet se Shqipëria është faktor në Ballkan, pikërisht sepse është shteti që luan rol thelbësor për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Supozohet se shteti shqiptar ka një histori mbi 100 vjeçare, me diplomaci të konsoliduar, që e njeh mënyrën se si funksionon ajo, hilet, pabesitë, balancat dhe zhvendosjen e interesave. Në qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ia doli të kthehet në një shtet qesharak, të parëndësishëm, që u shkon përshtat interesave të Serbisë, që i mbështetë idetë e saj, herë me ndryshime kufinjsh dhe shkëmbime territori, herë me lëvizjen e lirë të mallrave dhe qytetarëve.

Kjo është diplomacia e Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama, ku hapja e negociatave me Bashkimin Europian po harrohet, sepse ndërkohë Edi po negocion fort me Aleksandrin për “domatet dhe mollët që Shqipëria nuk po ia shet dotë Maqedonisë së Veriut”.

Sipas skenarit të parë, nga pranvera Edi Rama do të ketë gati Gjykatën Kushtetuese, ku do të çerfifikojë votimet e 30 Qershorit. SPAK dhe BKH do të jetë funksionale dhe në shërbim, me një plan veprimi për të goditur opozitën, duke filluar me Lulzim Bashën. Qeveria do të vazhdojë e qetë punën me Korporatën e Investimeve, me shembjen e Teatrit Kombëtar, me shembjet në Unazën e Re, dhe me Unionin e Ri Ballkanik. Buxheti i Shtetit do të alokojë fondet për PPP-të e Edi Ramës deri në qindarkën e fundit. Ballëlartë, dhe me barkun bosh, Shqipëria do të vazhdojë të boshatiset, deri në shqiptarin e fundit. Edi Rama ka dhënë prova të bollshme se është i aftë që gjepurat t’i kthejë në realitete jetësore. Prandaj jeta jonë është kthyer në një ferr.

Me shumë gjasa, drejtimin e opozitës mund ta marrë Altin Goxhaj.

Skenari i dytë

Shqiptarët nuk kanë kohë. Domethënë, nuk kanë kohë të presin për procedurë demokratike në një vend ku shteti ka rënë plotësisht nën ndikimin ruso-serb nëpërmjet Kryeministrit të vendit.

Edi Rama ka dhënë prova të mjaftueshme se çka është në gjendje të gatuaj, se deri ku është aftë të shkojë, se çfarë është i gatshëm të sakrifikojë. Shqiptarët ngrihen dhe e rrëzojnë Edi Ramën, sepse kjo tashmë është bërë emergjencë kombëtare. Çdo ditë që Edi Rama jeton si Kryeministër i Shqipërisë, fati ynë bëhet më i zi, më i paqartë, ëndrra jonë europiane vdes.

Nëse Shqipëria duhet të destabilizohet për diçka, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht brenda Nëntorit, duke kulmuar në Dhjetor para Samitit të Durrësit, në mënyrë që vendi të shpëtohet nga çmenduria fatale e Edi Ramës. “Destabilizimi” i Shqipërisë duhet të ndodhë edhe për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, përndryshe, Kosova do të rrezikojë seriozisht shtetësinë dhe territorin e saj, ndërsa Shqipëria do të kthehet në një shtet të falimentuar, të paaftë të përmbushë detyrimet kontraktuale, që nuk mund të paguaj paga dhe pensione, rrjedhimisht një gërmadhë financiare dhe katastrofë ekonomike.

***

Partia Demokratike është i vetmi mjet i ligjshëm që shqiptarët kanë në dorë. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Parlament, pa qeveri demokratike. Shqipërisë sapo i janë refuzuar hapja e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa Kryeministri i vendit po i mundëson Serbisë, shtetit më të rrezikshëm të rajonit dhe vendit më armiqësor, dominimin ekonomik dhe politik nëpërmjet një projekti ruso – serb.

Duke pritur procedurat demokratike dhe dekleratat e Matthew Palmer ne erdhëm në këtë ditë. Të intepretosh qëndrimin amerikan nëpërmjet nënteksteve është një gjë, por të dëgjosh zotin Palmer që i bën jehonë votimeve njëpartiake dhe minishengenit ballkanik, ndryshon puna. Kush ka dyshime për këtë, le të pirdhet se fakti është ky:

Matthew Palmer mund të jetë kushdo, por ai e mbajti në pushtet Edi Ramën. Ne nuk kemi më arsye, që të mos e lëndojmë zotin Palmer hapur dhe paekuivok. Të kuptohemi, zotin Matthew Palmer, askënd tjetër.

Lulzim Basha duhet të thërrasë trupën diplomatike të akredituar në Tiranë dhe t’u bëjë të qartë faktet. Anglia, Gjermania, Italia, Austria, SHBA-të duhet të lajmërohen qartazi se shqiptarët do ta rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës. Nuk mund të pranohet asnjë ditë më tej një Kryeministër që punon kundër interesave të shqiptarëve. Një person i tillë është i rrezikshëm edhe për sigurinë e vendeve aleate. Me shumë gjasa, ky njeri ia servirë Aleksandrit në tavolinë informacionet e ndjeshme. Pazari i shkëmbimit të territoreve çka është?!

Lulzim Basha duhet të mbledhë opozitën. Të krijojnë ngjarjen, përmasën frymën. Të mos dalin nga salia e Partisë Demokratike për 3 ditë. Çka ka më të rëndësishme se sa Shqipëria? Kush është ajo forcë që i ka strukturat, burimet njerëzore dhe lidhjet politike, brenda dhe jashtë Shqipërisë? A mundet ne të krijojmë një forcë të re, për të shpëtuar Shqipërinë?

Lulzim Basha duhet të veprojë. “Destabilizimi” i Shqipërisë duhet të ndodhë shpejt, sepse dëmi që po i shkaktohet vendit nê pritje të ikjes sē Edi Ramës është i pakthyeshëm. Shqiptarët nuk mund të mbeten viktima të rrethave fatkeqe, sepse një psikopat i lig vendosi të merret me politikë.

___________________________
Ps: Jeni të lirë ta shpërndani, autorësinë e tektsit e kam unë. E di se është lloji i tekstit që të ngjallë reminishencat e frikës që është mbjellë thellë në ndërgjegjen tonë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *