Dështon “Qeveria e Kazanit”

Kreu i Shtetit: Ligji u miratua me 63 vota dhe vë në dyshim kushtetutshmërinë

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, nuk ka dekretuar ligjin për importimin e mbetjeve. Ky vendim është marrë menjëherë mbasi Nishani ka dëgjuar zërin e shoqërisë civile dhe shoqatës së ricikluesve. Pasi ka përpiluar mirë ligjin e importit të mbetjeve, Presidenti e ka parë të arsyeshme që këtë  ligj të mos e dekretojë. Falë një argumenti të thelluar ai kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për importin e mbetjeve. Mbas zhurmës së madhe që ligji i plehrave shkaktoi duket se Presidenti i ka dhënë mundësinë deputetëve të Kuvendit të rimendojnë edhe një herë për vendimin e nxituar. Ishte “ Qeveria e Kazanit”, ajo që propozoi këtë ligj helmues e të gjithë këtë e bën vetëm për një koncesion të ndryrë, i cili rrezikonte seriozisht shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Ligji në fjalë është votuar nga 63 deputetët të kuvendit më 22 Shtator, ndërsa 23 deputetët e opozitës kërkuan anulim të tij pasi është zëri qytetar ai që duhet të vendosë.

Argumentet e presidentit Nishani për rishqyrtimin e ligjit për plehrat

Për ta kthyer ligjin në parlament presidenti ka përdorur një sërë argumentesh ku ndërmjet tyre pikasën këto: Faktin se  ky ligj u anulua nga  vullneti i 65 mijë firmëtarëve të referendumitFaktin se qeveria po shkel direktivën evropiane se çdo vend duhet të menaxhojë së pari mbetjet e veta dhe sa më pranë burimit (pra jo me import). Faktin se qeveria ka përdorur dy standarde, një direktivë të  BE kur e anulojë ligjin në 2013 dhe pastaj një rregullore te Brukselit kur e lejoi atë. “Çuditërisht, pas tre viteve propozuesit e ligjit mohojnë diçka të cilën e kishin pranuar më parë, duke sjellë pretekstin e përafrimit me një Direktivë tjetër që në fakt është Rregullore. Në raport progresin e 2013 thuhet qartësisht se menaxhimi i mbetjeve vazhdon të mbetet problem serioz për Shqipërinë. Ndarja, nuk ka filluar ende me përjashtim të vogël, dhe niveli i riciklimit vazhdon të jetë i ulët. Investimet e reja  më tepër duhet të përqendrohen tek ndarja dhe riciklimi i mbetjeve.

Faktin se vendi nuk riciklon ende dot 83% të mbetjeve të  veta, por arrin të riciklojë vetëm 17% të tyre. Faktin se ashtu sikurse e pranoi edhe vetë Rama transparenca ne ketë proces ka qenë e mangët. Dhe këtë presidenca e shikon si një shkelje të nenit  56 të kushtetutës sipas të cilit: ‘Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij’.

Progres raportet për Shqipërinë flasin qartë se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura të kontrollit dhe monitorimit institucional të cilat do të lejonin kontrollin efektiv, moslejimin dhe mospërdorimin e importimit të mbetjeve jo të rrezikshme. Pra, Shqipëria nuk disponon infrastrukturën dhe kapacitetet njerëzore për monitorimin e kontrollin e importit të mbetjeve dhe ekziston rreziku i futjes ilegalisht të mbetjeve me rrezikshmëri të lartë. Sipas ekspertëve, Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore dhe një sasi më e madhe e mbetjeve, sado i lartë qoftë standardi i menaxhimit të tyre rrit rrezikun e ndotjes së mjedisit dhe vë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Rikthimi i ligjit në kuvend i jep shpresën shqiptarëve të gëzojnë ambient të pastër dhe mundësinë deputeteve të reflektojnë mbi detyrën e tyre, pra të jenë zëri i qytetarëve.

Gazeta 55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top