Një bisedë mes Milaim Zekës dhe partnerit të tij të biznesit me viza (të publikuar nga insajderi.com), implikon zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj në një aferë të kërkimit të ryshfetit në vlerë 3 milion euro. Sipas Krasniqit, Limaj këto para ua ka kërkuar dy gjermanëve në zyrën e tij sa ishte ministër në Qeverinë Thaçi. Limaj, i ka mohuar të gjitha këto pretendime. Krasniqi, nga ana tjetër nuk ka pranuar të flasë. Ka thënë shkurt se Milaim Zeka posedon 60 minuta bisedë me biznesmenët gjermanë të cilët tregojnë për këtë rast. Incizimi i bërë nga Zeka, është gjetur në telefonin e tij pas arrestimit vitin e kaluar. Insajderi posedon dosjen e plotë të aktakuzës kundër Zekës e Krasniqit, të akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe shmangie nga tatimi.
Një audioincizm i bërë në mënyrë të fshehtë nga Milaim Zeka, hedh dyshime të rënda mbi Fatmir Limajn dhe punën e tij si ministër.
Incizimi i bisedës mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka dhe ish-partnerit të tij të biznesit me viza, Ilir Krasniqi, zbulon detaje të errëta të një takimi në mes Limajt, aso kohe ministër i Transportit dhe dy biznesmenëve gjermanë të interesuar për të investuar në Kosovë.
Me gjithë përmbajtën e rëndë të incizimit, biseda zhvillohet mes dy tashmë të akuzuarve për mashtrim, pastrim parash dhe shmangie nga tatimi.
Në atë takim, sipas Ilir Krasniqit, Limaj u kishte kërkuar tre milionë euro ryshfet në mënyrë që t’u lehtësoheshin procedurat e investimeve dy biznesmenëve gjermanë. Do të investohej në një fabrikë me qymyr.
Incizimi është bërë nga Milaim Zeka. Kopja e tij i është marrë nga Policia pas arrestimit vitin e kaluar. Ky material inkriminues gjendet në dosjen e hetimeve të Prokurorisë, të cilën e ka siguruar, Insajderi.
Në bisedë nuk sqarohet se a ka qenë fjala për ndonjë investim kapital apo tenderë sepse të dy këto elemente theksohen. Por, në intervistën e Ilir Krasniit në emisionin “Pa Rrotlla”, Krasniqi tregon për cfarë investimi bëhej fjalë.
Krasniqi, i tregon Zekës se takimi ishte zhvilluar në fillim të mandatit të Limajt, si ministër në vitin 2008. Sipas tij, takimi ishte mundësuar nga ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tashmë njëri prej drejtuesve të Nismës Socialdemokrate.
Ilir Krasniqi dhe Jakup Krasniqi, në të kaluarën kanë ndarë kohë së bashku. Ata kanë shpërndarë edhe fotografi nga dreka e darka të përbashkëta.
Jakup Krasniqi, njihet po ashtu si njëri i afërm me Milaim Zekën. Në bazë të listës së telefonatave të siguruara nga Insajderi, ata thuajse komunikojnë çdo ditë me telefon.
Incizimi ndërkohë, lë të kuptohet se është bërë në kohën e përpjekjeve të koalicionit të partive, pasi përmendet mundësia se si, Ramush Haradinaj të dal nga VLAN-i për t’u bërë kryeministër. Megjithatë, Isa Mustafa ishte ai që kishte braktisur VLAN-in dhe kishte nënshkruar koalicion me PDK-në.
Milaim Zeka, tregon në bisedë së Fatmir Limaj, është i akuzuar për korrupsion dhe se u ka marrë para biznesmenëve nga Gjilani. Aso kohe, Limaj ishte i akuzuar për rastin e MTPT-së, për të cilin është shpallur i pafajshëm.
“Kanë me dënu qitash për korrupsion”, thotë Zeka, që është bërë deputet me listën e Nismës së udhëhequr nga Limaj.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, e ka mohuar secilin pretendim të kësaj bisede. Ai ka thënë shkurt se kurrë në jetë nuk e ka takuar, Ilir Krasniqin dhe as që e njeh personalisht.
“Kurrë nuk e kam takuar. Kurrë nuk kam biseduar për këto çështje. Të gjitha këto pretendime janë të pavërteta”, ka thënë Limaj.
Ilir Krasniqi, ka refuzuar të flasë për këtë rast. Ka kërkuar mos të botohet incizimi me arsyetimin se po i rrezikohet jeta. Megjithatë, ka thënë se nuk ka frikë.
Ai ka përmendur një fakt tjetër, që sipas tij, Milaim Zeka ka biseduar personalisht me gjermanët të cilët i ka inciuar. Ka thënë se Zeka posedon një incizim tjetër prej 60 minutash.
Zeka, sa ishte drejtues i emisionit “Pa rrotlla” që transmetohej në Televizionin Publik, e kishte intervistuar partnerin e tij të biznesit të mashtrimeve, Ilir Krasniqin. Intervista ishte zhvilluar në shkurt të vitit 2016, pak kohë para se të fillonin biznesin e vizave.
Në atë intervistë, Krasniqi tregon se si një ministër u ka kërkuar tre milionë euro investitorëve gjermanë, por nuk e përmend emrin e ministrit. Nga pyetjet, Zeka ndërkaq shprehet sikur është krejtësisht i njoftuar me ngjarjen. Tregon se i ka takuar gjermanët dhe ka biseduar me ta.
“Tre milionë, tre milionë i ka lyp”, i thotë Krasniqi, Zekës në fillim të incizimit.
“Fatmir Limaj”, pyet Zeka.
“Fatmir Limaj, tre milionë i ka lyp”, përgjigjet Krasniqi.
Bashkëbiseduesit tregojnë se bëhet fjalë për biznesmenë gjermanë, të cilët do të hapnin 12 mijë vende pune. Sipas, Krasniqit vetëm vlera e makinerive ishte mbi 350 milionë euro.
“Tha kurrë (biznesmeni gjerman v.j.)! Jena ardhë se kena mendu që…, na ka folë Iliri, na ka thanë zotëri Krasniqi, na ka premtu se mirë është (në Kosovë v.j.), qetësi është po ju po e bojshi vendin ma luftë se që e keni pas. A po më kupton? E janë çu kështu të dëshpërum. Nuk beson a”, thotë Ilir Krasniqi.
Krejt kjo bisedë sipas Krasniqit, është zhvilluar në zyrën e Limajt në Ministri të Transportit dhe Postëtelekomit.
Krasniqi, pretendon se gjermanëve do t’u duheshin takime edhe me ministrin e Minierave të asaj kohe, por sipas tij, Limaj do ta kryente punën me ta.
“O xhaxh, unë, unë njoh. Me ka shku mendja me inçizu për kuriozitet, se thojsha ka me fol Fatmiri mirë, e ka me thanë mirë se vini, anej e knej, s’kom mendu që lyp, a pe din? Unë nuk kam mendu që ai lyp”, insiston Krasniqi.
“…thojke, do të thotë janë kanë edhe Ministria e Minierave edhe e këtyre, po ky, jo se unë po i kryj krejt, po ju bini 3 milionë euro ja bojke ai. Nuk është puna e 3 milionë eurove, veç maqinat tona, arsenali i tyre kushtojke 375 milionë. A pe din që e bishin? A po më kupton? U punësojshin 716 vetë… Gjatë montimit të asaj fabrike, 716 vetë, gjashtë muaj ditë. Dikund me 12 mijë vetë startojke ajo. A po më kupton edhe 3 milionë tha i lypi. 3 milionë tha i du se me kanë tjetër kush, tha mos me kanë ky zotëri Krasniqi, unë të kisha thanë nër 20 për qind hiç”, insiston Krasniqi.
Zeka, shpreh bindjen se Limaj është i korruptuar dhe se do të dënohet për korrupsion.
“Veç, a të kallxoj një këshillë? Thuju këtyne, se qikjo ju vjen mirë këtyre, jo në opozitë, po thuj janë t’u i akuzu bash për korrupsion, e atëherë thojnë aaa… kadal se po funksionoja ligji në Kosovë. Për korrupsion janë duke e akuzu Fatmirin, qitash ka mu dënu për korrupsion, për tendera që ju ka marrë njerëzve të Gjilanit, e çka s’ka ba more ai. Çka nuk ka ba ai”, thotë Krasniqi.
Krasniqi, në anën tjetër thotë se ka qenë në shtëpinë e Limajt në Malishevë. Thotë po ashtu se Limaj, ka ndërtuar katër shtëpi afër vjehrrit të tij në Hajvali.
Biseda:
Milaim Zeka: Qysh, qysh 3, 3 milionë
Ilir Krasniqi: Tre milionë, tre milionë i ka lyp.
Milaim Zeka: Fatmir Limaj?
Ilir Krasniqi: Fatmir Limaj, tre milionë i ka lyp.
Milaim Zeka: Për një tender?
Ilir Krasniqi: Po, për një tender.
Milaim Zeka: E kujt ja lypke, gjermanëve?
Ilir Krasniqi: Po, gjermanëve, për me startu duhet me ja dhanë tre milionë euro.
Milaim Zeka: E çka i thanë gjermanët?
Ilir Krasniqi: Tha kurrë! Jena ardhë se kena mendu që…, na ka fol Iliri, na ka thanë zotëri Krasniqi na ka premtu se mirë është (në Kosovë v.j.), qetësi është po ju po e bojshi vendin ma luftë se që e keni pas. A po më kupton? E janë çu kështu të dëshpërum. Nuk beson a! E sot e asaj dite, kur të më sheh ai gjermani, ai kesh, a pe din, po ngushtona o burrë me i nejtë atij përpara, ngushtona, se unë për veti qitu ku jetoj, në qet qytezën janë 16 mijë banorë, krejt më njohin, po kush një njeri nuk më njeh për të keq, a pe din?
Milaim Zeka: E qysh, paret ja lypi në zyrë, direkt a?
Ilir Krasniqi: Direkt, more, qy.
Milaim Zeka: Në ministri?
Ilir Krasniqi: Qysh po të thom unë, në zyre, në ministri të tij, në zyrë, 3 milionë tha i du unë. Edhe tha s’ki me pas problem… kurrë.
Milaim Zeka: E pse nuk e inçizojshe, xhaxh?
Ilir Krasniqi: O xhaxh, unë, unë njoh. Me ka shku mendja me inçizu për kuriozitet, se thojsha ka me fol Fatmiri mirë, e ka me thanë mirë se vini, anej e knej, s’kom mendu që lyp, a pe din? Unë nuk kam mendu që ai lyp.
Milaim Zeka: E në cilin vit, a të kujtohet?
Ilir Krasniqi: Në qatë kohë kur është bërë ministër i Post Telekomit.
Milaim Zeka: Po edhe i transportit.
Ilir Krasniqi: Po edhe i transportit, atëherë. Se ky thojke, do të thotë janë kanë edhe Ministria e Minierave edhe e këtyre, po ky, jo se unë po i kryj krejt, po ju bini 3 milionë euro ja bojke ai. Nuk është puna e 3 milionë eurove, veç maqinat tona, arsenali i tyre kushtojke 375 milionë. A pe din që e bishin? A po më kupton? U punësojshin 716 vetë… Gjatë montimit të asaj fabrike, 716 vetë, gjashtë muaj ditë. Dikund me 12 mijë vetë startojke ajo. A po më kupton edhe 3 milionë tha i lypi. 3 milionë tha i du se me kanë tjetër kush, tha mos me kanë ky zotëri Krasniqi, unë të kisha thanë nër 20 për qind hiç.
Milaim Zeka: Edhe apet ty të livdojke?
Ilir Krasniqi: Po, po
Milaim Zeka: Hahahaha…
Ilir Krasniqi: A pe din t’u ma q… nanan mirë. E tash xhaxh ngo qysh u kanë puna. Ky, ky se unë e kam ble shpinë prej tij, tash unë këtë shpinë që e kam e ble, bash prej tij.
Milaim Zeka: Po, prej këtij gjermanit.
Milaim Zeka: Po, prej këtij gjermanit, e tash ky gjermani ka fol me noter të vetin, noter edhe avokat, po krejt Gjermanin 200 veta janë me qatë titull si avokat që punon, e një ndër ta është ky, e më ka marr pramë kam nejt deri në gjysë 12 me të, xhaxh, më ka marrë edhe më ka thanë qetë projekt, a po më kupton. I ka tregu atij gjermanit qysh është puna e jeme, e ka fol me mu a është, e më veti a është hala ministër Limaj. I thash jo. I thash u dal në opozitë, a po më kupton, a kem shansa me bo diçka.
Milaim Zeka: Veç, a të kallxoj një këshillë? Thuju këtyne, se qikjo ju vjen mirë këtyre, jo në opozitë, po thuj janë t’u i akuzu bash për korrupsion, e atëherë thojnë aaa… kadal se po funksionoja ligji në Kosovë. Për korrupsion janë duke e akuzu Fatmirin, qitash ka mu dënu për korrupsion, për tendera që ju ka marrë njerëzve të Gjilanit, e çka s’ka ba more ai. Çka nuk ka ba ai.
Ilir Krasniqi: O xhaxh, unë e di, kur jam kanë në Malishevë te ai, laminati ju kish çu, s’ju mshilke dera, a po më kupton, s’ju mshilke dera. Prej që ju kish prish laminati, tash nuk ja din skejen pasurisë. Baballaku jem në Hajvali e ka shpinë afër tij. Thojke katër shtëpia i ka maru qaty, i ka lanë, a po kupton? Kanë vjedh, e kanë vjedh, e kqyr çka po bajnë tash, qy çka bajnë për me hyp në pushtet. Xhaxh ti e din shumë mirë, a po më kupton, ma mirë se ti nuk e dimë as na, po pi shohim senet çka po bajnë për një pushtet. Vallain pse a nuk i tradhton Ramush Haradinaj, me bo kryeministër a, vallain t’i ka q.. nanën t’i ka lan në lloç. Turp, turp, çka është tu i bo.
Milaim Zeka: Edhe me mujt xhaxh, m’u lidh me marrë ni kësi…, unë vdes me hap naj fermë të gjave në Kosovë, se edhe qetësia me punu me kafshë, nuk plakesh kurrë edhe i vetmi fitim i garantuar në Kosovë është puna e fermave, me hap naj industri të mishit…
Ilir Krasniqi: Qyre, qyre unë ty po të tregoj diçka. Na kem shumë tokë, jem bajagi një familje shumë e fortë…