20 vjetori i Betejes se Koshares u shoqerua shpeshhere me diskutime tejet kontradiktore. Perpos rrefimeve autentike te deshmitareve pjesmarres ne kete perballje te pabarabarte me pushtuesin, pati edhe tentime per ta instrumentalizuar mbamendjen e opinionit publik. Per fatin tone te mire, deshmite per luften jane ruajtur me fanatizem te pashoq. Arkivat tona jane perplot materiale qe deshmojne se cilat vendime politike i hapen rruge organizimit te rezistences se armatosur, kush ishin bartesit e proceseve ne vendlindje, si funkciononte logjistika e asaj kohe, si mbaheshin kontaktet mes grupeve dhe, shume e shume deshmi te tjera qe i hedhin teresisht poshte tezat e themelimit te ushtrise nga grupet marksiste – leniniste.