SAIM TAHIRAJ, ISMET TAHIRAJ DHE SEFEDIN KRASNIQI

DËSHMITË E PANUMËRTA DO TË BËHEN PUBLIKE

Njëri nga veprimtarët e grupeve të para të armatosura për çlirimin e Kosovës, z. Saim Tahiraj, në profilin e tij të rrjetit social Facebook, ka filluar t’i publikojë dëshmitë për ndihmat materiale dhënë organizimit shtetëror në Republikën e Kosovës.

“Jemi duke punuar me përkushtim dhe do t’i hapim të gjitha arkivat për publikun e gjerë, sepse gjeneratat e reja kanë nevojë t’a mësojnë historinë e vërtetë të çlirimit të Kosovës. Është koha që, edhe të tjerët t’a thonë të vërtetën e tyre dhe t’i hapin arkivat e nëndegëve e degëve të subjekteve përkatëse. Aty, në arkivat e shumta e gjejmë të vërtetën e plotë të asaj kohe, si p.sh.: se kush ishte ushtar, kush ishte kontributdhënës, kush vepronte në logjistikë dhe kush e dëmtonte rëndë interesin tonë nacional, duke e shkelur me të dy këmbët Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Arkivate dëshmojnë, se Kosovën shtet e bëri angazhimi ynë politik e ushtarak dhe jo grupet puçiste e komuniste, të Fatos Klosit e Xhavit Halitit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top