SHKRUAN: FADIL KAJTAZI
Me 5 maj 1930, priftërinjët katolik Don Gjon Bisaku, Don Shtjefën Kurti, Don Luigj Gashi, të gjithë famulltarë në kishat e rrethit të Gjakovës dhe Prizrenit, i dërgojnë një Memorandum Lidhjes së Kombeve në Gjenëvë, përkatësisht Erik Dramondit, Sekretar Gjeneral të kësaj lidhje, ku përshkruajnë gjendjen e shqiptarëve të mbetur në Mbretrinë Jugosllave (MJ).
Memorandumi ka zgjuar interesim për Shërbimin Informativ të MJ, i cili përmës Urdhëresës Pov. Br. 11013, urdhëron sistemin e vet agjenturorë në Tiranë që ta gjejë një kopje dhe t’ia dërgoi qendrës në Beograd.
Rezidentura e Shërbimit Informativ Ushtarak të MJ në Tiranë, e siguron Memorandumin të cilin e përkthen nga frengjishtja, dhe më 5 shtator 1930, përmës evidencës protokollarë Pov.Br. 709, në tre kopje, ia dërgon qendrës në Beograd.
Memorandumi i hartuar nga tre priftërinjët katolik, ka detale të llahtarshme të dhunes sistematike mbi shqiptarët të shtetit jugosllav të dominuar nga serbët dhe përfshinë: shpërnguljen e detyrushme; dhunën me qëllim të asimilimit; grabitjen të pronës.
Sipas këtij Memorandoumi, i cili përfshinë përiudhën kohore 1920-1930, evidentohen këto të dhëna:
1. nga trojet etnike të mbetura në Jugusllavi, janë detyruar të shpërngulën në Turqi 130 mijë, dhe në Shqipëri 10 mijë shqiptarë;
2. janë serbizuar 800 mijë deri në një milion, kryeisht shqiptar të besimit islam;
3. janë vrarë 12.371;
4. janë burgosur 22.110;
5. janë djegur dhe shkatërruar 6.050 shtëpi;
6. janë grabitur 10.525 familje.