DËNIMI I TRASHËGIMTARËVE – AKT I PAPRANUESHËM POSHTËRIMI

SHKRUAN: TOMOR ALIZOTI

Në mënyrë të shëmtuar duke dëshmuar urrejtjen dhe përçmimin e Partisë së Punës nga e cila vjen, qeveria shqiptare shpalli se do të dëmshërblejë vetëm ata që janë gjallë dhe jo trashëgimtarët e atyre që u vranë, burgosën, torturuan, masakruan nga komunizmi.

Ky vendim poshtërues i qeverisë shqiptare po kalohet në heshtje edhe nga Partia Demokratike e cila është e mbushur me njerëz të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit. Në partinë e sotme demokratike gjen liberalë të majtë, ish komunistë, familjarë ish komunistësh të zellshëm dhe të rëndësishëm, gazetarë të ish Zërit të Popullit apo mediave të tjera të komunizmit, familjarë të njerëzve që kanë punuar në Institutet e Nexhmije Hoxhës.

Gjen njerëz që janë në PD sepse aty gjetën një mundësi për të qenë në politikë por mund të ishin me shumë dëshirë edhe në PS-në që mori këtë vendim.

Kjo nuk është vetëm trishtuese por edhe shkatërruese për vetë Partine Demokratike!

Ndërkohë, Lulzim Basha hesht…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top