Demarkacioni me të keqen

Pas armëpushimit të nënshkruar në Kumanovë, Kosovën e vërshuan anekënd shërbimet e huaja dhe organizatat e dyshimta joqeveritare. Nën petkun e ndihmës për viktimat e luftës, disa prej tyre u fokusuan në shtrirjen e ndikimit politik, e disa të tjara në përhapjen e sektarizmit fetar. Puna e tyre disavjeçare është kurorëzuar me rezultat. Sot në Kosovë veprojnë legalisht parti politike dhe shkolla private, të cilat financohen nga fonde të dyshimta. Këto parti dhe shkolla sektare, kanë krijuar elektorat të mjaftueshëm për nxitjen e konfliktit sektar e politik. E papërgatitur ta menaxhojë hapësirën e krijuar gjatë periudhës së protektoratit ndërkombëtar, politika shqiptare në Kosovë ka dështuar t’i jap përgjigjen e merituar veprimtarisë antishtetërore dhe antishqiptare. Ajo, me të drejtë është cilësuar si politikë e interesit për pushtet dhe jo si politikë e shtetbërjes kombëtare. Andaj, si e tillë, kjo politikë, e deshën këtë gjendje protagonistët e saj apo jo, e kundërshtuan për interesa pushteti ose jo, ajo po e rrezikon për çdo ditë mbijetesën kombëtare të shqiptarëve.

Të jesh shqiptar në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, sepse të gjithë pushtuesit e kanë synuar deshqiptarizimin dhe nënshtrimin e plotë të shqiptarëve si etni, si kulturë dhe si komb. Kjo politikë antishqiptare e ish-pushtuesve po vazhdon edhe në ditët tona. Ish-pushtuesit e shqiptarëve, për shkak se këtë po ua mundëson Ligji dhe Kushtetuta e Ahtisarit, tanimë po ndihmohen hapur edhe nga ish-bashkpunëtorët e dikurshëm.

Joshjen fetare dhe ideologjike të Serbisë e të Jugosllavisë, Kosova e kundërshtoi me sukses relativ për gati një shekull. E çliruar nga thundra serbe falë ndihmës vendimtare të forcës ushtarake veri-atlantike, Kosova, pas vitit 1999 hyri në një periudhë të re zhvillimi.

Megjithatë, në vendin tonë, politikën si profesion vazhduan t’a ushtrojnë mjaft shqipfolës, të cilët dkur identifikoheshin si jugosllav! Andaj, këtë pjellë politikanësh, shqiptarët e pastër në gjak e quajnë shqipfolës e jo shqiptarë, sepse vet ata, si përfitues të dikurshëm të privilegjeve dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të nomenklaturës pushtuese komuniste, nuk janë penduar asnjëherë për krimet që i kanë bërë paraardhësit e tyre!

Përkundrazi, në Kosovë, ky llauz i shqipfolësve tentoi edhe rehabilitimin e kriminelëve komunist të Luftës së Dytë Botërore! Herë-herë, këto përpjekje kanë marrë edhe trajtën e absurditetit! Mjafton të kujtojmë përpjekjet e fundit të disa akademikëve të kuq për rehabilitimin e kryekriminelit, satrapit Fadil Hoxha. Se absurditeti vërtetë ishte shumë i madh, këtë e dëshmon edhe e dhëna se rehabilitimin e këtij sllavokomunisti, akademikët e kuq kërkuan t’a zyrtarizojnë përmes institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Dyshojmë dhe këtë duhet t’a themi hapur, se nostalgjikët e Fadil komunistit, miratimin për shtruarjen e kërkesës për rehabilitimin e kriminelit të luftës e kanë marrë nga Hashim Thaçi, i cili, satrapin komunist Fadil Hoxha e varrosi me nderimet më të larta shtetërore!

Përpos propagandës antishqiptare të shërbimeve të huaja, të komunistëve dhe të nostalgjikëve të kohës së sundimit jugosllav, shqiptarët në Kosovë po ballafaqohen edhe me terrorin psiçik të disa imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të disa priftërinjëve të Kishës Ortodokse!

Tashmë, vetëm ai ose ajo që vuan nga naiviteti notorik beson se ky terror i papërmbajtur psiçik dhe propagandistik është një rastësi, apo një gjendje që mund të tejkalohet me durim dhe heshtje! Përballja intelektuale dhe kombëtare është e domosdoshme, sepse ne shqiptarët në përgjithësi, nuk kemi më as toka, as gjak e as kulturë për të falur! Prandaj, para se të nënshkruanin Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën shpresojmë se nuk do të kalojë në formën që e ka propozuar komisioni i humnerës qeveritare, ministrat dhe deputetët e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë me urgjencë dhe sa më parë të jetë e mundur të tërheqin vijën e demarkacionit edhe me bashkësitë fetare, duke renditur këtu si prioritet, Bashkësinë Islame dhe Kishën Ortodokse.

Prej këtyre dy bashkësive fetare, qytetarët presin me të drejtë që punën e tyre t’ia nënshtrojnë tërësisht interesit kombëtar të shqiptarëve dhe të heqin dorë nga tentimi për asimilimin e dhunshëm të tyre, t’i gjykojnë hapur aktet e terrorit psikologjik të predikuesve të pandërgjegjshëm dhe të heqin dorë nga deklaratat që mund të nxisin eskalimin e dhunës.

1 thought on “Demarkacioni me të keqen”

  1. Agron R. Krasniqi

    I nderuar artikullshkrues ti po thua citoj : “qytetaret e Ksoves presin ae bashkesite fetare te bejne pune per Kosoven.”

    Ti nuk paske njohuri per Islamin, sepse islami eshte antikombetar dhe te gjitha interesat jane ne funksion te antikombetarizmit, ne rastin tone kunder SHQIPTAREVE.
    BIK eshte , ka qene dhe do te jete nje organizate proarabe proturke dhe veqanerisht ANTISHQIPTARE……KOMPLET BIKAT, URREJTJEN ME TE MADHE E KANE NDAJ FLMURIT, SHQIPTAR, GJUHES SHQIPE, PLISIT, HISTORISE SHQIPTARE, GJERGJ,ASTRIOTIT…..DHE QDO VEQORIE SHQIPTARE.

    ose je SHQIPTAR OSE musliman……tjeter ska, sepse religjioni islam nuk lejon kombe.

    Pik.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top