2 komente te “Demande de clarification sur le rôle de Xhafer Deva sur l’Holocauste

  1. Një shkresë që dëshmon për aktivitetin e pafund të mërgatës shqiptare në dobi të interesit kombëtar. Ju lumtë Sefedin Krasniqi, emër me ndikim të madh në 32 vitet e fundit të historisë tonë.

  2. Sefedin Krasniqi
    Route de la Plage 44B
    CH-1897 Bouveret
    Centre Simon Wiesenthal Europe
    Att. Dr. Shimon Samuels
    Director for International Relations
    66 r Laugier , 75017 Paris
    http://www.facebook.com
    Tel. +33-147237637
    Fax: +33-147208401
    csweurope@gmail.com
    http://www.wiesenthal-europe.com

    Pyetje për rolin e Xhafer Deves gjatë Holocaustit

    I dashur Dr. Shimon Samuels

    Dje, i kam lejuar vetes t’ju dërgoj një libër me titull “Shpëtimi shqiptar i çifutëve gjatë HOLOKAUSTIT”, edituar nga Faton Bislimi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit New York & Uashington, DC.

    Përveç këtij gjesti, gjatë dhjetë ditëve të fundit kam konsultuar shumë faqe për Holokaustin, duke kërkuar emrin e një personaliteti, Xhafer Deva, me origjinë nga Kosova, të cilin ambasadori gjerman në Prishtinë, z. Jorn Rohde, me të drejtë apo pa të drejtë, e akuzoi atë me një Twitt në anglisht: “Mos e shtrembëroni të vërtetën për Holokaustin apo krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”. Z. Ambasador me këtë postim në Twitter ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Kulturës së Kosovës për rrenovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë dhe shndërrimin e saj në Qendër Rajonale të Kulturës. Tweet-i i ambasadorit shënoi dhe goditi shpirtërat e shumë njerëzve duke i kërkuar atij të paraqesë prova. Që nga ajo ditë ambasadori ka heshtur! Personalisht, i dërgova ambasadorit këtë artikull në lidhje me transformimin e shtepisë së lindjes së Hitlerit në Austri në një komisariat policie:

    https://www.dw.com/fr/surprising-transformation-for-the-birthplace-dhitler/av-54694766

    Për t’a ndezur mirë barutin flaken ia vëni, Dr. Zuroff nga Qendra Wiesenthal që reagoi, më 08.02.2022, duke përmendur Kampin e Përqendrimit Sajmisht, afër Zemunit në Serbi, pa dhënë asnjë listë me emrat e hebrenjve të deportuar atje nga Xhafer Deva.

    https://www.wiesenthal.com/wiesenthal-center-urges-68

    Se medalje ka dy fytyra; ana tjetër u tregua duke dhënë argumentet e saj duke dhënë argumentet tjera, se Xhafer Deva, në fakt, ishte një ministër që kishte shpëtuar hebrenjtë, përndryshe, si gjithë popullsia shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke kërkuar në Net, gjeta këtë video: https://www.youtube.com/watch?v=lY2cycowiw8. Në minutën e 6-të gazetari thotë se në Memorialin e Holokaustit në Uashington figuron emri i Xhafer Devës që shpëtoi 2000 hebrenj.
    Në kërkimin tim, më ka bërë përshtypje faqja e internetit CARIN.INFO (Historia e Shoahit) https://www.cairn.info/revue-revue-d-histoire-de-la-shoah… kushtuar hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë nën pushtimin italian dhe gjerman (faqe 313 deri 333).

    Cili është qëllimi im: Të njoh të vërtetën, por të vërtetën pa ekuivok me prova të pakundërshtueshme. A ishte Xhafer Deva një kriminel që dëboi hebrenjtë dhe që “kontribuoi në holokaustin”, siç pretendon ambasadori gjerman, i mbështetur nga Dr. Zuroff apo ishte një shpëtimtar i hebrenjve. Me pak fjalë, në qendrën evropiane Simon Wiesenthal në Paris, a figuron emri i Xhafer Devës në arkivat e vjetra (të kohës)? Dhe nëse po, në çfarë konteksti? Një përgjigje e pandikuar nga zhurmat e ditëve të fundit do të më bënte të besoja më lehtë.

    NB: Një artikull në portalin hebre në gjuhën frënge më la të hutuar: “Një avokat hungarez kërkon të inkriminojë gjahtarin nazist Efftaaïm Zuroff të CSW: https://www.jforum.fr/Un-avocat-hongrois-cherche-a…

    Në pritje të një përgjigjeje të favorshme, ju lutemi pranoni, Zotëri, shprehjen e ndjenjave të mia të shquara.

    Letra e dërguar:
    Dr Shimon Samuels
    Amb. Jorn Rohde
    Dr. Efraim Zuroff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.