DEMAÇI DHE KURTI U PRISHËN PËR THAÇIN

Si kontrollohej LVV-ja nga PDK dhe SHIK-u! Kush e humbi luftën për reforma antikomuniste në LVV? Pse Albin Kurti kurrë nuk e kuptoi se për kend punonte shefi i tij, Adem Demaçi?

Kundërshtimi i  Adem Demaçit që, ai pas zgjedhjes eventuale në postin e presidentit të vendit t’a stopoj nominimin e Hashim Thaçit për kryeministër, ka bërë që ai t’i prishë raportet me Albin Kurtin dhe Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, kur kërkohej që partitë politike të arrijnë konsensus për ta votuar një kandidat për president, kryesia e LVV-së ishin të interesuar që nëpërmjet presidentit të ardhshëm ta pamundësojnë nominimin e Hashim Thaçit për kryeministër.

Gjatë bisedimeve me Adem Demaçin, anëtarët e kryesisë së LVV-së i kanë ofruar atij kandidimin për president, por gjithashtu edhe e kanë kushtëzuar atë.

“LVV i ka thënë Demaçit se ne mund t’a mbështesim tënde për president, por me kusht që ti të mos e propozosh Hashim Thaçin për kryeministër. Më pas, Adem Demaçi është nxehur shumë dhe i ka deklaruar kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje duke ju thënë, se ju jeni të vegjël të më qitni kushte mua”, ka thënë burimi pjesëmarrës në bisedime.

Sipas këtij burimi, kundërshtimi i Demaçit ka bërë që të acarohen shumë raportet mes tij dhe ish-bashkëpunëtorit të ngushtë, liderit të LVV-së, Albin Kurti. Edhe vetë Demaçi, i ka fajësuar anëtarët e kryesisë së LVV-së që nuk e kanë mbështetur për këtë pozitë.

“Këta kanë qenë pengesë dhe nuk kanë propozuar asgjë. Ata (një grup qytetarësh shqiptarë që jetojnë në SHBA) që kanë propozuar, kanë kërkuar që unë të jem president. Dhe ata (“Vetëvendosje”) kanë refuzuar dhe e kanë fituar kontestin, e u bë qysh deshën ata”, ka deklaruar ai për mediat e vendit asokohe Adem Demaçi.

Për çështjen në fjalë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Pronto Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se kjo parti e ka mbështetur gjithmonë bacën Adem për president dhe këtë ia ka thënë atij nëpërmjet një “mësiti”, i cili lajmin në fjalë ia ka kumtuar Demaçit në banesën e tij.

Por, nuk ishin vetëm anëtarët e PDK-së që kishin trokitur në derën e Demaçit.

Anëtarët e “Vetëvendosjes” pasi kishin dëgjuar se Demaçi do të bëhet president, e kanë vizituar atë dhe ia kanë bërë me dije se “Pacolli nuk është problemi jonë, por problem për Kosovën është Hashim Thaçi”.

Kur e ka dëgjuar propozimin e LVV-së, Adem Demaçi është bindur se s’ka asnjë mundësi për bashkëpunim me ta. Ai, më pas ju ka thënë anëtarëve të Lëvizjes se nëse e rrëzojmë Thaçin, kë do ta biem në vend të tij? Mëpastaj, Demaçi i ka thënë delegacionit të LVV-së, se duke më lënë mua pa pozitën e presidentit, t’a dini mirë se edhe ju do të mbeteni pa pushtet.

Burim të besueshme pohojnë se një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt të vitit 2008, në takimin e zhvilluar mes Hashim Thaçit e Adem Demaçit, ky i pari ka premtuar plotësimin e disa kushteve. Adem Demaçit i është garantuar shofer, veturë, pension kombëtar dhe kandidimi i tij nga PDK si president.

2 thoughts on “DEMAÇI DHE KURTI U PRISHËN PËR THAÇIN”

  1. Z.Demaqi temirat qe jaka ba kosoves per kohen qe asht marr me politik asht e kjart se kamush burgjet jugosllave me djemt matemir qe Kish kosova ne at koh qe dojshin pavarsin e kosoves per te jetue te lir po ekeqja ish qe Stalini e Hoxha sishin per lirin e kosoves kaerkone te verteten dota gjani klm

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top