Dekompozimi i karakterit të racave dhe rënia e tyre

SI ZBEHEN DHE SHUHEN QYTETËRIMET

Gustave Le Bon

Dekompozimi i llojeve psikologjike. Si mund të humben shpejt predispozicionet e trashēguara të cilat duan shekuj për t’u formuar:
Gjithmonë lipset një kohë e gjatë për një popull që ai të ngjitet në një shkallë të lartë qytetërimi dhe ndonjëherë një kohë shumë e shkurtër që të rrëzohet prej saj. Faktori kryesor i rënies së ndonjë populli është dobësimi i karakterit të tij.

Mekanizmi i dekompozimit të qytetërimeve ka qenë deri tani po ai pēr të tgjithë popujt. Simptomat e dekadencës që vëmë re te disa popuj latinë. Zhvillimi i egoizmit. Dobësimi i iniciativës e vullnetit. Dobësimi i karakterit dhe moralitetit. Rinia e kohës sonë.
Po ashtu si edhe llojet anatomike edhe llojet psikologjike nuk janë të përjetshme. Kushtet e mjedisit që mbajnë të pandryshuar shenjat e tyre nuk ekzistojnë gjithmonë. Po qe se rastësisht ky mjedis ndryshon, edhe elementet e strukturës shpirtërore që mbahen nga ndikimi i tij, në fund të fundit u nënshtrohen ndryshimeve regresive që qojnë në zhdukjen e tij.

Sipas ligjeve fiziologjike që vërehen te të gjitha qeniet, për zhdukjen e një organi duhet shumë më pak kohë sesa duhet për formimin e tij. Çdo organ që mbetet pa vepruar, e humbet shpejt aftësinë për të funksionuar. Sytë e peshqve që jetojnë në liqenet e shpellave, në fund të fundit atrofizohen dhe kjo atrofi në fund të fundit bëhet e trashëgueshme. Madje edhe në kufijtë e një jete të shkurtër individuale organi, për formimin e të cilit me anë të përshtatjeve e prirjeve të trashëguara janë dashur ndoshta mijëra shekuj, kalon shumë shpejtnë atrofi po qe se nuk vihet në veprim. Sruktura shpirtërore e qenieve nuk mund tu shmanget këtyre ligjeve fiziologjike. Edhe një qelizë truri që nuk stërvitet, pushon së funksionari dhe cilësitë psikike që kërkojnë shekuj për t’u fomuar, mund të humbin shpejt.

Trimëria, iniciativa, energjia, shpirti i biznesit dhe cilësitë ndryshme të karakterit që fitohen shumë ngadalë, mund të degjenerojnë shumë shpejt po qe se nuk kanë më mundësi të ushtrohen. Kjo shpjegon faktin që ndonjë populli i duhet gjithmonë shumë kohë që të ngjitet në shkallëmn e lartë të kulturës dhe ndonjëherë një kohë shumë e shkurtër për të rënë në humnerën e bastardimit.

Kur studion shkaqet që çojnë gradualisht në vdekjen e shumë popujve, siç na tregon historia, qofshin këta persë, romakë apo çfarëdo populli tjetër, atëherë vëren se faktor kryesor i rënies së tyre ka qenë gjithmonë ndryshimi i strukturës së tyre shpirtërore që rrjedh nga dobësimi i karakterit të tyre. Unë nuk njoh asnjë popull që të jetë zhdukur si pasojë e zvogëlimit të aftësive të tij jetësore.

Për të gjitha qytetërimet e shkuara, mekanizmi i dekadencës ka qenë i njëjtë, madje aq i ngjashëm saqë mbetet vetëm të pyesēsh veten, siç ka bērë dikur një poet, nëse në thelb historia që zë kaq shumë libra, përbëhet gjithsej vetëm prej një faqeje? Pasi ndonjë popull ka arritur atë shkallë qytetërimi e fuqie saqë ai, i bindur në sigurinëe vet, fillon të kënaqet me të mirat e paqes e bollëkun, fuqia e tij ushtarake pakësohet gradualisht dhe teprica e qytetërimit zhvillon tek ai kërkesa të reja, ritet egoizmi. Duke rendur pas qejfeve të shfrenuara, qytetarët ia lënë kryerjen e punëve vetëm shtetit dhe shpejt humbasin të gjitha cilësitë që dikur përbënin madhështinë e tyre. Atëherë barbarët dhe gjysmë barbarët fqinjë, duke pasur shumë pak kërkesa dhe një ideal shumë intensive, kryejnë sulme mbi popullin shumë të qytetëruar, e asgjësojnë atë dhe mbi gërmadhat e qytetërimit të shkatërruar formojnë një qytetërim të ri. Kështu ka ndodhur që, pavarësisht nga organizimi shumë i fortë ushtarak i romakëve dhe i persëve, barbarët asgjësuan perandorinë e të parëve dhe arabët perandorinë e të dytëve. Popujve që u sulmuan, nuk u mungonte zvillimi mendor: Nga kjo pikëpamje nuk mund të bëhet asnjë krahasim midis sulmuesve e të mundurve. Pikërisht në atë kohë Roma kishte të githa shenjat e një rënieje të shpejtë, d.m.th në kohën e perandorëve të parë ajo kishte numrin më të madh të artistëve, letrarëve dhe shkencētarëve.Pothuajse të gjitha veprat që formuan madhështinë e saj janë të kësaj epoke të historisë së saj. Por ajo kishte humbur atë element bazë që nuk mund ta zëvendësojë asnjë zhvillim mendor. E kemi fjalën për karakterin. “Zakonet ishin prishur, familja ishte degraduar, karakteret ishin prishur. Nën dorën e pushtetit absolut njeriu u prish e degjeneroi. Kishte aq shumë shtypje e shtrëngime e kurrë nuk dëgjuam ose pamë as më të voglën protestë.”. Romakët e shekujve të lashtë kishin shumë pak kërkesa për një ideal shumë të fortë. Ky ideal që ishte madhështia e Romës, sundonte në mënyrë absolute mbi të gjitha shpirtrat dhe çdo qytetar ishte gati të sakrifikonte për të familjen, pasurinë dhe jetën e tij.

Kur Roma u bë qendra e gjithësisë, qyteti më i pasur në botë, atje u dyndën të huajt të ardhur nga të gjitha vendet, të cilët në fund të fundit morën të drejtën e qytetarisë. Duke kërkuar për vete vetëm kënaqësi e luks, ata interesoheshin shumë pak për lavdinë e tyre. Qyteti i madh u bë një han gjigand, por ajo nuk ishte më Roma e parë. Ajo dukej ende plot gjallëri kur barbarët u dukën te portat e saj, por shpirti i saj kishte vdekur me kohë.

Shkaqe të ngjashme dekadence u kërcënohen qytetërimeve tona të sofistikuara, por atyre shkaqeve që përmendëm për Romën do t’u shtohen edhe të tjera që i lidhen me evolucionin që kanë pësuar mendjet si pasojë e zbulimeve shkencore moderne. Shkenca i përtërin idetë tona dhe ua ka hequr çdo autoritet nocioneve tona fetare e shoqërore. Ajo i tregoi njeriut vendin e papërfillshëm që ai zë në gjithësi dhe indiferencën e plotë të natyrës ndaj tij. Diçka që prej tij shikohej si liri, ishte vetëm mosnjohje e shkaqeve, të cilave ai u nënshtrohet dhe se në sistemin e domosdoshmërive që e udhēheqin, pozita e natyrshme e gjithë qenieve është e tillë që të jenë të skllavëruara. Ai ka vënë re se natyra nuk e njeh atë që ne e quajmë keqardhje dhe se i gjithë progresi i fituar është arritur vetëm me anë të seleksionimit të pamëshirshëm që të çon detyrimisht në dobësimin e të dobëtëve në dobi të të fortëve.

Të gjitha këto nocione të akullta e të ftohta që janë aq në kundërshtim me çdo gjë që thoshin besimet e vjetra që i mahnitnin baballarët tanë, shkaktuan dyshime alarmuese në shpirtrat e brezave të sotshëm. Ata me mendje mesatare i kanë mbushur kokat e tyre me ide anarkiste që duken se janë karakteristike pēr njeriun modern.Te brezi i ri i artistëve i njerëzve të arsimuar, këta antagonizma të brendshëm kanë çuar në njëfarë indiference të zymtë që është vrastare për çdo vullnet e në një paaftësi të çuditshme për t’u frymëzuar nga ndonjë punë dhe në njẽ kult të veçantë për t’u kujdesur vetëm për interesat personale. Duke komentuar mendimin shumë të drejtë të de Bogysë se “ndjenja e relativitetit sundon mbi mendimin bashkëkohor”, ministri i arsimit shpalli me një kënaqësi të dukshme në një fjalim që mbajti para pak kohēsh se “zëvendēsmi i deve relative me nocione abstrakte në të gjitha fushat e dijes njerëzore përbën fitoren më të madhe të shkencës”. Në të vërtetë, kjo fitore e re e shpallur është shumë e vjetër. Që shumë shekuj më parë këtë e ka shpallur filozofia induse. Ne nuk mund të gëzohemi në mënyrë të veçantë se ajo edhe sot pëpiqet të përhapet. Rreziku i vërtetë për qytetërimin modern qendron pikërisht në atë qe njerëzit kanë humbur çdo lloj besimi në vlerën absolute të parimeve mbi të cilat ajo mbahet. Unë nuk e di nëse mundemi të gjejmë që nga fillimii botës qoftë edhe një qytetërim, një institucion, një besim të cilat të kenë aritur të ruhen duke u bzuar në parimet që shihen e konsiderohen se kanë vetënm vlere relative dhe në qoftë se e ardhmja mesa duket i përket doktrinave socialiste kjo ndodh pikërisht sepse vetëm apostujt e tyre flasin ne emër të të vërtetave të cilat ata i shpallin si absolute. Masat do drejtohen gjithmonë drejt atyre që do u flasin për të vërtetat absolute dhe me të drejtë do u kthejnë shpinën të tjerëve.

Që të mund të jesh burrë shteti duhet të dish të depërtosh në shpritin e turmës, të kuptosh ëndrrat e saj dhe të mbrosh në emër të saj abstraksione filozofike sepse gjërat nuk ndryshojnë vetvetiu. Vetëm idetë që formulohen për ta mund të ndryshojnë e shumë bile. Dhe pikërisht me këto ide duhet të dish të veprosh.

Sigurisht neve nga bota reale mund të mësojmë vetëm dukuritë, gjendjet e thjeshta të vetëdijes vlera e të cilave duket qartë që është relative. Por kur ne i shohim gjërat nga pikëpamja shoqërore, atëherë mund të themi se për këtë shekull e për këtë shoqëri të dhënë ekzistojnë kushte të ekzistencës, ligje të moralit, institucione që kanë një vlerë absolute meqë kjo shoqëri nuk mund të ekzistojë pa to. Që nga koha kur filloi të diskutohet dyshimi, ajo shoqëri është e dënuar me një vdekje të shpejtë.

Ja këto janë të vërtetat që mund ti shpallim me guxim sepse ato nuk janë të tilla që mund ti kundërshtojë ndonjë shkencë. Një doktrinë e kundërt mund të prodhojë vetëm pasoja vdekje prurëse. Burrat e sotshëm të shtetit besojnë pak si tepër në rëndësinë e institucioneve dhe shumë pak në rëndësinë e ideve.

Por shkenca u tregon atyre se të parat janë gjithmonë bija të të dytave dhe nuk mund të ekzistojnë pa u mbështetur në to. Idetë pērfaqēsojnë në vetvete sustat e padukshme të gjërave. Kur ato u zhdukën atëherë edhe mbështetëset e fshehta të institucioneve dhe qytetërimeve u thyen. Për një popull ka qenë gjithmonë e tmershme ajo orë kur idetë e tij të vjetra u zhytën në katakombet e thella të nëndheshme ku flenë perënditë e vdekura.

Duke lënë tani mënjanë shkaqet për të studiuar rezultatet ne duhet të pranojmë se shumicës së kombeve të mëdha europiane u kërcënohet një bastardim i dukshēm sidomos kombeve të ashtuquajtura latine dhe atyre që bëjnë pjesë në to në qoftë se jo nga gjaku por të paktën nga traditat dhe edukata. Ato humbasin çdo ditëe më shumë iniciativën e tyre, energjinë, vullnetin e aftësinë për të vepruar. Kënaqja e kërkesave materiale në rritje të vazhdueshme kërkon të bëhet ideali i vetëm i tyre.

Familja shpërbëhet, sustat shoqërore zbuten. Pakënaqësia dhe shqetësimi përhapen në të gjitha klasat si te ato të pasurat ashtu cdhe në klasate varfra. Njeriu bashkëkohor endet sipas kapriçove të rastit në hapësirat që dikur ishin të banuara nga perënditë, tamam si një anije që ka hunmbur busullën. Duke u bërë shunmë të ndjeshme e shumë të paqëndrueshme masat që tani nuk i pengon asgjë, mesa duket janët ë lëkunden papushim midis anarkisë më të tërbuar dhe despotizmit më të egër. Ato ngrihen në këmbë shumë lehtë, mjafton një fjalë evetme dhe hyjnitë e tyre të një dite bëhen shpejt viktimat e tyre. Të duketse masat kërkojnë me padurim lirinë por në realitet ato e largojnë atë gjithmonë duke kërkuar pa pushim nga shteti që ai të farkëtojë për ta zinxhirë e pranga. Ata i binden qorrazi sektantëve më të paditur dhe despotëve më të këqij. Llafazanët e demagogët që kanë dëshirë të udhëheqin masat por që më shpesh shkojnë mbrapa tyre, nxisin padurim e nervozitet duke i detyruar të ndërrojnë vazhdimisht udhëheqësit me shpirt të vërtetë të pavarur. Shteti cilido qoftë regjimi i tij është zoti tek i cili drejtohen të gjitha partitë. Prej tij kërkojnë çdo ditë e më shumë duke u ankuar e duke kërkuar përkrahje. Rinia çdo ditë e më tepër refuzon të punojë në poste që kërkojnë kuptim, iniciativë, energji, përpjekje personale e vullnet. Edhe përgjegjësia më e vogël e tremb atë. Ajo kënaqet me çfarëdo lloj pune mjafton që të marrë një rogë të mirë.

Energjia dhe veprimtaria te nē punë si te shtetit janë zëvendësuar me veprimet boshe e të pafirytshme ndërsa te masat këto dy elementëjanë zëvendësuar nga entuziazmet boshe e nga thashethemet, te njerëzit e arsimuar me ca sentimentalizma garamane e arsyetime të zbehta e anemike për hallet ejetës. Kudo lulëzon egoizmi ipakufishëm. Në fund të fundit secili ka filluar të merret vetëm me veten e tij. Ndërgjegija zbutet, moraliteti i përgjithshëm zvogëlohet e fiket gradualisht. Njeriu humbet çdo pushtet mbi veten e nuk di më ta pëmbajë veten dhe ai që nuk zoteron më veten është i dënua që tẽ bjerë shpejt nën pushtetin e të tjerëve.

Ky dobësim imoralitetit bëhet shumë serioz kur vërehetnëfushatë tilla si gjyqi dhe noteritë te të cilët dikur ndershmëria ishte aq e zakonshme si ishte trimëria për ushtarakët. Për sa i përket zyrave të noterisë duhet të themi se ndershmëria dhe moraliteti i tyre ka renë deri në një nivel shumë të ulët. Po ato simptoma të demoralizimit të thellë vërehen për fat të keqte të gjithë popujt latinë. Skandali i bankave shtetërore italiane ku vjedhja praktikohej gjerësisht nga politikanë të rangut të lartë, varfëria e Portugalisë, gjendja e mjeruar financiare e Spanjës, dekadenca e thellë e republikave tëAmerikës Latine provojnë se karakteri dhe morali idisa popujve vuan nga një sëmundje e pa shërueshme dhe se roliti tyre në botë po i afrohet fundit.

Ti ndryshosh të gjitha këto është një punë shumë e vështirë. Do të duhej që para së gjithash të ndryshohej edukimi ynë, që është për të qarë hallin. Ai u heq çdo iniciativë e çdo energji bile edhe atyre që e kanë atë të trashëguar. Ai shuan çdo shkëndijë të veprimtarisë intelektuale të pavarur duke i dhënë rinisë si të vetmen ideal konkurset e urryera të cilat duke mos kërkuar asgjë përveç sforcove të kujtesës të çon atje që zhvillimi mendor nuk vlerësohet. Por pikrisht zakoni prej skllavi për të imituar e bën mendjen krejt të paaftë për veprime të pavarura. “Unë mundohem t’i bēj shpirtrat e fëmijëve të fotë si hekuri” ka thënë një pedagogu anglez ministrit Gizo kur ky po vizitonte shkollat e Britanisë së madhe. Ku gjen te popujt latinë të tillë pedagogë të tillë programe që të mund të realizojnë një ëndērr të tille?

Ky dobësim i karakterit dhe kjo paaftësi e qytetarëve për tëdrejtuar veten si dhe indiferenca egoiste shpjegojnë atë vēshtirësi që ndiejnë shumica e popujve të Europës për të jetuar nën ligje liberale që janë njësoj larg si nga despotizmi ashtu edhe nga anarkia.

Që ligjet nuk gëzojnë simpatinë e masave kjo s’do shumë mend pert’u kuptuar sepse ligjet alla Cezariane po qe se nuk u premtojnë lirinë për të cilën ata pak e çajnë kokën, të paktën e premtojnë një barazi të madhe në skllavëri. Pärkundrazi fakti që institucionet republikane mund të pranohen me dëshirë prej klasave të ngrituradhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet po të vlerësosh ashtu si duhet fuqinë e ndikimit të të parëve. A mos vallë është për shkak tëkëtyre institucioneve që kanë pasur mundësi të shfaqen lloj-lloj supremacish e në veçanti ato mendore? Bile mund të thuash see vetmja emetë serioze e këtyre institucioneve për ëndërrimtarët e barazisë absolute qëndron në atë që ato ndihmojnë në formimin e aristokracive të fuqishme tëmendjes. Përkundrazi regjmi më shtypës si për karakterin ashtu edhe për mendjen është cezariani në format e tij të ndryshme. Ai mund të të çojë lehtë te barazia në mes të varfërisë, te bindja e sklavëria. Ai është shumë i përshtatur me kërkesat e vogla të popujve të bastarduar e prandaj sapo ujepet mundësia ata kthehen tek ai. Mjafton uniforma e fjalët e ndonjë gjenerali që ti çojë ata popuj në atë pushtet. Kur ndonjë popull është katandisur derinë këtë pikë për të ka ardhur fundi dhe koha e tij ka mbaruar.

Çezarizmi i shekujve të lashtë shfaqjen e të cilit historia e ka parë gjithmonë në të gjithë qytetërimet tani po gëzon një evolucion të ri.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top