Në mbledhjen e Kryesisë së vogël të Partisë, Balli Kombëtar Demokrat vendosi intesifikimin e aktiviteteve politike në përputhje me aksionin Opozitar.
Në fjalën e tij kreu i Ballit Kombëtar Demokrat z.Artur Roshi dalloi:
“Balli Kombëtar Demokrat po i thotë qeverisë se po rrënon ekonominë dhe po fut në sakrificë qytetarët shqiptarë duke luftuar për mbijetesë.
Ky realitet është i pamohueshëm. Realiteti që mundohet të krijojë qeveria është një realitet fallso i mbështetur në ideologjinë farsë të Marksit.
Njerëzit sot të majtë e të djathtë janë ndërgjegjësuar se kanë një fat të përbashkët: keqqeverisjen.
Qeveria e nisi duke thjeshtuar gjithë shqiptarët me Socialistët, dhe tani në fund duke thjeshtuar gjithë socialistët me Rilindasit.
Ajo që u duhet sot shqiptarëve janë zgjedhjet e parakohshme.”
Zyra e shtypit e PBKD