Deklaratë për shtyp e Ballit Kombëtar Demokrat

Partia Balli Kombëtar Demokrat dhe Shoqata “Mid’hat Frashëri” organizuan për 136 vjetorin e lindjes së Mid’hat Frashërit takimin me temë :”Figura shumëdimensionale e Mid’hat Frashërit “. Në këtë takim, oratorët Uran Butka, Aleko Gjergo dhe Agim Bardhi sollën fakte interesante për gjenialitetin e figurës së Mid’hat Frashërit. Ai që foli për profilin politik të Mid’hat Frashërit ishte z.Artur Roshi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, i cili tha:”Mid’hat Frashëri është themelues i mendimit politik në vendin tonë. Nëse do të përmendim elementët bazë të egzistencës së një kombi, gjuhë, flamur, kufijtë territoriale dhe ide demokratike, do të përplasemi kudo me përpjekjet e Mid’hat Frashërit. Ai ishte mendimtari dhe filozofi i kohës moderrne, sepse hodhi idetë e konservatorizmit moderrn europian.” Më tej, për situatën politike të ditës, zoti Roshi u shpreh:”Njerëzit sot kanë humbur liritë bazë dhe të drejtën për të jetuar nga mjerimi që i ka kapluar për shkak të dhunimit të biznesit, kanë të humbur sigurinë për të ardhmen nga shellja e qeverisë, si qeveri pushtuese për llogari te “Rilindjes”, kanë humbur lirinë e shitjes dhe blerjes së një prone për shkak te taksave hipotekore qiellore. Siç e shikoni, perballë vlerave tona për një lumturi që vjen nga mirëqenia e qytetarit, kemi parimet më të ulëta te qeverisë, ato të plaçkitjes dhe shkatërrimit të ekonomisë.”

Zyra e shtypit e PBKD

Nini Dede

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top