Deklaratë për shtyp e Ballit Kombëtar Demokrat

Zyra për Shtyp e PBKD

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat përshëndet miratimin e reformës në drejtësi, e vlerëson atë si një hap thelbësor për standardet e një demokracie Europiane dhe si një kod moral të së drejtës në Shqipëri.

Miratimi i kësaj reforme bëri të dukshme mbështetjen e palëkundur të SHBA dhe BE për vendin tonë drejt integrimit të qytetërimit perëndimor.

Nga ana tjetër u duk qartë se ende politika shqiptare nuk është shkëputur nga mëndësia lindore se pushteti është NJE dhe i centralizuar, megjithatë votimi me 100% të votave tregoi se nuk ka forcë morali të kundërshtojë ecjen në rrugën e vetme drejt zhvillimit euro-atlantik. 

PBKD vëren se Realiteti falso se bëjmë demokraci pa ndryshuar asgjë esenciale por vetëm në formë nga metodat e së djeshmes, është drejt fundit sepse gënjeshtra me të vërtetën nuk ngatërrohen më nga shqiptarët.

Ne vlerësojmë se një sistem drejtësie pa qenë i lirë nuk mund të funksionojë në bilanc me të vërtetën dhe kjo reformë ishte një “zog” që i iku nga dora drejt qiellit të lirë politikës shqiptare falë ndihmës ndërkombëtare.

PBKD mendon se politika shqiptare duhet të ndërgjegjësohet se sfida e tyre sot e tutje është “drejtimi në liri” e shqiptarëve dhe jo “drejtimi si dhunti” e politikanëve.

PBKD falënderon Deparamentin e shtetit Amerikan për vëmëndjen ndaj shqitarëve dhe ambasadorin e tij z.Donald Lu për përkushtimin e tij ndaj shpërndarjes së lirisë në vendin tonë, falënderon Bashkimin Europian dhe ambasadoren Vlahutin për angazhimin e tyre ndaj implementinit të parimeve të drejtësisë në vendin tonë, falënderon për aq sa i takon politikën shqiptare që më në fund dhuroi një shije të re për shqiptarët atë të bashkpunimit në interes të Shqiptarëve.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top