SHKUP, 28.12.2016
Në mbledhjen e fundvitit, Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat në Maqedoni vlerësoi me notën më të lartë rezultatet e arritura në vitin që po e lëmë pas.
Kryesia i vlerëson vizitat e Arbër Gashit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshilli Koordinator të Ballit për Shqipërinë etnike dhe Artur Roshit, Kryetar i PBKD-së në Shqipëri, si dhe mbështetjen e tyre për forcat e koalicionit të djathtë në Aleancën për Shqiptarët. Kjo mbështetje solli edhe rezultatin e pritur për shqiptarët.
E djathta shqiptare në Maqedoni sot është më e fortë, e organizuar më mirë se që ishte më parë dhe premton rezultat me vlerë kombëtare edhe në të ardhmen.
Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, vlerëson se ndryshimet e domosdoshme në Kushtetutën e vendit do të sjellin një kualitet të ri dhe një rirreshtim të votës e kuadrove tjera te subjekti ynë.
Ne i sigurojmë zgjedhësit tanë dhe Këshillin Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat për Shqipërinë etnike, se tendencat e hapura për institucionalizimin e kuazi “ballistëve” të Boshko Filipoviqit te strukturat e djathta shqiptare në Maqedoni, nuk do të kenë sukses.
PËR KRYESINË E BKD-SË NË ILIRIDË-MAQEDHONI
SAZAN PAPRANIKU, KOORDINATOR
Balli Kombetar Demokrat ne Iliride-Maqedhoni mbron dhe mban vlerat e pastra te Mid’hat Frasherit ,Xhem Hasa-Gostivari e Prefektit Shemsi Hatibi. Cdo nderhyrje e pershpejtuar qe ne emer te Ballit qe te krijojen ” Kumanova-2″, ” Monstra-2″ ne fyrom nuk do te jene skena te Ballit Kombetar Demokrat. BKD ne Iliride-Maqedhoni nuk do te lejoje qe te pesojne bij e bija te kombit per te shkuar si ” qeni ne rrush”. BKD ne I-M nuk do te aktroje v. 2001 as ” 9 Majin”!