ARTUR ROSHI, KRYETAR I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

DEKLARATË E BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

Balli Kombëtar Demokrat është pjesë e koalicionit opozitar dhe si i tillë nuk është regjistruar në “ zgjedhjet “ e 30 qershorit 2019.

Data 30 qershor 2019 është një ditë që Partia jonë nuk përfaqësohet, pra sigla “PBKD” mungon në të ashtuquajturën fletëvotimi, prandaj ju bëjmë thirrje gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë të mos dalin për të votuar.

Ne mendojmë se kjo datë nuk ka konsensus zgjedhor mbarëkombëtar dhe prandaj ka dilema rreth saj.

Do të quhet ditë zgjedhjesh apo jo ?

Ne nuk disponojmë mjete politike shtërnguese për të ndaluar qeverinë që do të dali në votime, por kjo ditë do të jetë për ne një mbështetje argumentuese për tu treguar shqiptarëve se PS është zgjatim i Partisë së Punës.

Ne besojmë tek një pjesëmarrje e ulët në këto “zgjedhje”, e cila do të jetë një test tregues për mbështetjen e opozitës në rritje.

Politikisht data 30 qershor nuk mbaron ditën e 30 qershorit.
Ajo do të jetë një pikë e fortë morale për Opozicionin ndaj qeverisë.

Ne kemi bindjen se Shqiptarët do mbështesin opozitën, por sistemi i pengut që ka ngritur qeveria mund të mposhtet vetëm dhe vetëm nëpërmjet votës së lirë në kuptimin e plotë të saj.

1 thought on “DEKLARATË E BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT”

  1. Duhet gjenerata e vjetër e politikajve gjenerues krizash të hiqet sepse e prishën imazhin.e Shqipërisë.dhe të zëvendësohen me breza të shëndoshë që të punojnë si shtetar të mirëfilltë të rangut europian.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top