DEKLARATË E BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës do të reagoj përkitazi me situatën më të re politike në vend, respektivisht në veriun e vendit tonë. Është i papranueshëm akti që cenon integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Lidhur me ndërtimin e murit ndarës në qytetin e Mitrovicës, përkatësisht të ndarjes së veriut nga pjesa jugore e qytetit, kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat konstaton se akti në vete ka rënduar edhe më tej situatën shumë të brisht, duke i shtuar situatës elemente shumë të rrezikshme, deri në përmasa të eskalimit.

Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe organet përkatëse të sigurisë që,

1. – Në mënyrë urgjente të ndërmarrin masat përkatëse dhe të mos lejojnë ndërtimin e këtij muri ndarës, i cili ka destinim ndarjen dhe gllabërimin e pjesës veriore të vendit tonë nga falangat serbo-çetnike të Beogradit, të cilat i ndërsen Moska Putiniane.

2. – Urgjentisht të ndërpriten bisedimet me Serbinë.

3. – me të gjitha mjetët që kemi në dispozicion, si popull i bashkuar të parandalojmë këtë lojë të ndyrë dhe shumë të rrezikshme të Serbisë, sepse në të kundërtën, ne si subjekt jemi të shtrënguar të organizojmë protesta, të cilave nuk u dihet fundi dhe që pa fajin tonë, mund edhe të eskalojnë në dhunë të cilën nuk e dëshirojmë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top