Sazan Papraniku, koordinator i kryesisë së Ballit Kombëtar Demokrat

Deklaratë e Ballit Kombëtar Demokrat

SHKUP, 14 MAJ 2016

DEKLARATË PËR MEDIA

Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, rithekson edhe njëherë domosdoshmërinë historike të përafrimit të të gjithë qytetarëve rreth Aleancës për Shqiptarët, përafrim i cili duhet të respektojë besëmarrëveshjen për interesat integruese shqiptare dhe euro-atlantike. I konceptuar si i tillë, ky përafrim dhe bashkim i fuqishëm në Alencën për Shqiptarët, do të jetë në interes të zgjidhjes së problemeve të shumta që janë grumbulluar me vite të tëra, dhe të cilat do ti mbesin si trashëgimi e vështirë për t’i zgjidhur, shoqërisë sonë dhe institucioneve të ardhshme.

Balli Kombetar Demokrat Sazan PapranikuKryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, si njëra prej partive më të vjetra demokratike në trojet shqiptare, kërkon mbështetje nga qytetarët shqiptarë për programin e partisë tonë dhe për koalicionin Aleanca për Shqiptarët, kurse nga partitë tjera politike të opozitës shqiptare, kërkojmë që ato të shkunden nga komunizmi dhe ideologjitë e huaja, të përfundojnë fazën e pastrimit të radhëve të tyre nga elementë të Besëdhënjes për të tjerët, të vetëdijësohen sa më parë dhe të reflektojnë në plotëni, vlera të kulturës nacionaldemokratike shqiptare,  vlera prosperuese, civilizuese dhe euro-atlantike, sepse, lirija, bashkimi kombëtar i shqiptarëve dhe demokracia nuk kanë alternativë. Shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, si dhe mohimi i të gjitha të drejtave tjera qytetare e kombëtare, nuk mund të tolerohen më gjatë. Na duhet një bashkim i fortë për një vizion që nuk na ka munguar kurrë.

Të dashur qytetarë, zonja dhe zotërinj, kujtoni thirrjen tonë, mos e harroni kurrë se kufijtë ndarës mes shqiptarëve nuk kanë asnjë vlerë të vetme, prandaj, në emër të kryesisë së Ballit Kombëtar Demokrat, ju ftoj edhe njëherë të gjithëve, të bashkohemi me Aleancën për Shqiptarët, duke i qëndruar gjithmonë besnik synimit tonë final, demokracisë, lirisë dhe integrimit kombëtar e euro-atlantik.

Për Kryesinë e Ballit Kombëtar Demokrat në Iliridë-Maqedhoni

Sazan Papraniku, Koordinator i Kryesisë

1 thought on “Deklaratë e Ballit Kombëtar Demokrat”

  1. shume me vende eshte ky koment ,ne duhet qe te hecim para dhe te bashkohemi me ato forca qe jane per bashkimin e trojeve Shqiptare ,mjaft ma me fjale boshe dhe me genjeshtra te udheheqesise qe jane ne krye te qeverise ,te gjithe jane hajdute dhe kriminele ,qe e coptuan token tane shekullore ,si demakracionin ,dhe ndarjen e Mitrovices,keta per mendimin tim jane kriminelet me te medhenje,qe duhet te dalin para drejtesise ,dhe te burgosen,me nderime,

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top